1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024


Politikanët gjermanë: Lideri i së majtës franceze, si Le Pen!

Më të lexuarat

Shfrim nga Berlini kundër Melenchon, të majtit ekstrem

Një pjesë e skenës politike gjermane të hënën përshëndeti me shqetësim suksesin e aleancës së majtë në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, duke paralajmëruar mbi të gjitha deklaratat antisemite dhe antigjermane të liderit të së majtës franceze, Zhan- Luc Melenchon.

“Melenchon është para së gjithash një populist nacionalist dhe antisemitik dhe në asnjë mënyrë një i majtë demokratik, emancipues dhe pro-evropian,” tha presidenti i komitetit të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth.

Politikani socialdemokrat ishte edhe më i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij për të përditshmen Tagesspiegel.

“Melenchon është antigjerman deri në palcë. Në parim, ai nuk ndryshon nga Le Pen në deklaratat e tij antigjermane dhe antievropiane. Nuk ka asnjë arsye për t’i besuar këtij politikani, ai është një ideolog anti-evropian”, tha Roth.

Kryetari i Komitetit të Politikës së Jashtme të Bundestagut akuzoi presidentin francez Emmanuel Macron se ka “shkatërruar” qendrën politike në Francë duke shpallur zgjedhje të parakohshme.

Edhe pse ka lehtësim në pjesë të mëdha të spektrit politik gjerman që Tubimi Kombëtar i krahut të djathtë të Marine Le Pen nuk fitoi shumicën, ata që paralajmërojnë kundër liderit të ekstremit të majtë janë gjithnjë e më të zëshëm.

“Melenchon, i rrezikshëm”

Mes tyre është Armin Laschet, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme në kuadër të Unionit Demokristian (CDU).

“Ka vërtetuar se e djathta ekstreme mund të mposhtet duke mobilizuar votuesit… Por Melenchon është po aq i rrezikshëm: antisemitik, antigjerman, anti-evropian dhe pro-rus,” tha Laschet, një ish-kandidat i CDU-së për kancelar, në një intervistë për të përditshmen Welt.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tregoi lehtësim pas lajmit se Tubimi Kombëtar në Francë nuk arriti fitoren në raundin e dytë dhe shprehu shpresën se Macron do të ketë sukses në “formimin konstruktiv të një qeverie”.

“Për projektet e mëdha të ardhshme në nivel të Bashkimit Evropian, si zhvillimi i Unionit dhe anëtarësimet e reja, është e nevojshme edhe pjesëmarrja e Francës. Nuk funksionon pa Francën”, tha Scholz.

Në të kaluarën, Jean-Luc Melenchon ka bërë deklarata të shumta kundër Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian, duke e quajtur Gjermaninë një “përbindësh” që “BE e mban në duart e saj” dhe vepron vetëm për interesat e veta. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit