21.3 C
Pristina
Saturday, July 13, 2024

Stoltenberg takohet me sekretarin amerikan të Mbrojtjes

Më të lexuarat

Në një deklaratë me shkrim nga NATO, Stoltenberg falënderoi sekretarin Austin për udhëheqjen e tij të fortë në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u takuan para Samitit të Liderëve të NATO-s që do të mbahet në Washington të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga NATO, Stoltenberg falënderoi sekretarin Austin për udhëheqjen e tij të fortë në Ukrainë. “Kjo me të vërtetë bëri një ndryshim dhe na mundësoi të gjithëve të ofrojmë mbështetje të paprecedentë për Ukrainën”, tha ai.

Stoltenberg dënoi sulmet e Rusisë që shënjestruan pika të ndryshme, përfshirë një spital për fëmijë në Kiev. Ai theksoi se aleatët do të marrin vendime në Samitin që do të forcojë më tej mbështetjen e NATO-s për Ukrainën.

Kreu i NATO-s vuri në dukje se temat e parandalimit dhe mbrojtjes do të diskutohen gjithashtu në Samit. “Aleatët do të tregojnë se kanë forcat, gatishmërinë dhe aftësitë që ne kemi nevojë për të vazhduar për të penguar çdo agresor. Aleatët vazhdojnë të mbajnë pjesën e tyre të barrës”, potencoi Stoltenberg.

Gjatë takimit, Austin i dhuroi Stoltenbergut “Medaljen e Lartë të Shërbimit Publik”, çmimi më i lartë që Departamenti amerikan i Mbrojtjes mund t’i japë një shtetasi të huaj.

Samiti ku NATO do të shënojë 75-vjetorin e saj, do të mbahet në Washington në datat 9-11 korrik. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të përfaqësojë Türkiye në Samitin e Liderëve, ku do të marrin pjesë krerët e shteteve dhe të qeverive.

/AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit