4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Politika “dëbuese” e regjimit sirian

Më të lexuarat

Regjimi i Bashar Asadit në Siri ka dëbuar mijëra persona nga rajoni Muaddamije i cili ndodhet nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) në zonat rurale në perëndim të kryeqytetit Damask, raporton AA.

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet lokale mësohet se në kuadër të marrëveshjes së detyruar nga regjimi që prej 4 vitesh janë detyruar afërsisht 5 mijë persona të migrojnë nga rajonet nën kontrollin e opozitarëve.

Sipas marrëveshjes së njëanshme në fjalë “regjimi i Asadit ka njoftuar banorët e rajonit Muaddamije që ose të pranojnë dominimin e saj ose të largohen nga rajoni. Në të kundërtën duhet të mbajnë pasojat e operacioneve ushtarake që do të kryhen në rajon”.

Afërsisht 5 mijë civilë dhe persona të armatosur që nuk kanë pranuar dominimin e regjimit janë nisur drejt qytetit Idlib i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve duke marrë me vete vetëm disa sende që mund ti bartin.

Kështu 5 mijë civilë dhe persona të armatosur duke përfshirë edhe 1.200 personat që kanë migruar nga vendi fqinj Darejja në Muaddamije në orët e para të mëngjesit kanë nisur të largohen nga rajoni Muaddamije me rreth 100 autobusët e ardhur në rajon.

Ndër të tjera bëhet e ditur se dëbimi i kryer nën mbikëqyrjen e Gjysmëhënës së Kuqe Siriane bëhet pa praninë e Kombeve të Bashkuara.

Politika e “migrimit të detyruar” të regjimit

Qeveria e Sirisë në rajonet që mban të rrethuar për një kohë të gjatë ndjek politikën e migrimit të detyruar duke frikësuar opozitarët dhe popullatën e rajonit.

Regjimi bombardoi pa ndërprerje rajonin Darejja në jug të Damaskut të cilin e mban të rrethuar që prej 4 vitesh. Në fund të muajit gusht u detyruan të largohen nga qyteti një numër i pjesë e vogël e popullatës dhe e opozitarëve që kishin mbetur në Darejja ku që prej 4 vitesh nuk hynin ndihma humanitare dhe ku është dëmtuar 90 përqind e infrastrukturës dhe ndërtesave.

Regjimi i Asadit një politikë të ngjashme e ka ndjekur edhe në rajonin Vaer në Humus, ku më 23 shtator u larguan 350 opozitarë nga rajonin nën rrethim Vaer. Qeveria e Sirisë së fundmi më 14 tetor dëboi mbi 2.500 persona nga rajonet Kudsaja dhe El-Hama drejt Idlibit.

Për herë të parë “migrimi i detyruar” i madh në vend ndodhi në vitin 2013 në rajonin Humus pas dy vitesh rrethimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit