2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policia izralite heq ndalesën e hyrjes në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit

Më të lexuarat

Forcat e sigurisë izraelite pas katër ditësh kanë hequr ndalesën për të hyrë në Qytetin e Vjetër në Jerusalemin Lindor, por tensionet në rajon ende vazhdojnë

JERUSALEM (AA) – Forcat e sigurisë izraelite pas katër ditësh kanë hequr ndalesën për të hyrë në Qytetin e Vjetër në Jerusalemin Lindor, por tensionet në rajon ende vazhdojnë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hijen e luftërave dhe krizave në Lindjen e Mesme, autoritetet izraelite për katër ditë të plota bllokuan hyrjen në Qytetin e Vjetër në Jerusalem, në të cilin ndodhet kompleksi Al Aksa. Në muret e Qytetit të Vjetër pothuajse të gjitha dyqanet janë të mbyllura, ndërsa vërehet prani e madhe e forcave të sigurisë izraelite.

Forcat izraelite të sigurisë të premten në mëngjes bllokuan të gjitha hyrjet në qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor dhe lejuan vetëm lëvizjen e vendasve dhe jo të vizitorëve nga qytetet e tjera dhe më gjerë.

Ashtu siç bllokoi të premten pa paralajmërim hyrjet, sot pasdite policia izraelite lejoi hyrjet dhe daljet në qytetin e vjetër, por në të gjitha hyrjet ende ka një numër të madh të policisë dhe ushtrisë.

Popullata lokale muslimane nuk ka mundur të hyjë në kompleksin Al Aksa që nga dita e premte deri më dje, ndërsa forcat izraelite dje në hyrjet e kompleksit vendosën pika kontrolli shtesë me detektorë metali. Palestinezët lokalë protestuan kundër tyre dhe refuzuan të hyjnë në kompleks, duke falur namazin jashtë tij.

Nga ana tjetër, policia izraelite pa ndonjë ndryshim vazhdon që në kompeksin Al Aksa të lejojë hyrjen në grupe të kolonëve hebrenj.

Tensionet që aktualisht mbizotërojnë në Jerusalem kanë arritur pikën më të lartë në pesë dekadat e fundit të pushtimit izraelit të Jerusalemit.

E rrezikuar nga veprimet e qeverisë izraelite, popullata palestineze edhe kësaj radhe ndihet e zhgënjyer nga mungesa e reagimit dhe vëmendjes së bashkësisë ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit