22.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Izetbegoviç: Deklarata e Dodikut për të kthyerit antikushtetuese

Më të lexuarat

Izetbegoviç i është drejtuar institucioneve të BeH-së dhe atyre ndërkombëtare nga të cilat ka kërkuar që të reagojnë, “të sanksionojnë dhe të ndalojnë veprimet antikushtetuese të Dodikut”

SARAJEVË (AA) – Deklaratat e Milorad Dodik, presidentit të entitetit të BeH-së Republikës Sërpska, për boshnjakët e kthyer në Republikën Sërpska janë deklaratat më të rrezikshme të një zyrtari të lartë në Bosnjë e Hercegovinë dhe një veprim i tillë antikushtetues duhet të sanksionohet, ka thënë anëtari i Presidencës së BeH-së Bakir Izetbegoviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast, Izetbegoviç i është drejtuar institucioneve kompetente të BeH-së, gjegjësisht Prokurorisë së BeH-së dhe institucioneve ndërkombëtare nga të cilat ka kërkuar që të reagojnë, “të sanksionojnë dhe të ndalojnë veprimet disavjeçare anti Dejtonit dhe antikushtetuese të Milorad Dodikut”.

“Për gati një dekadë, Milorad Dodik dëmton stabilitetin, provokon sigurinë, pengon progresin dhe shkakton trazira në jetën publike të Bosnjë e Hercegovinës. Ai mohon gjenocidin dhe ngrit udhëheqësit e dënuar- kriminelët e luftës, kërcënon me shkëputjen e entitetit të RS, organizon referendum antikushtetues, mohon të drejtat e të kthyerve në RS, duke dëmtuar sovranitetin e BeH-së dhe institucioneve të saj të cilat janë themeli i sigurisë së garantuar juridike dhe fizike të vendit, popujve dhe qytetarëve të saj”, tha Izetbegoviç në një konferencë për media në Sarajevë.

Dodik, gjatë një fjalimi në takimin publik në Bratunac më 7 korrik, për boshnjakët e kthyer në Podrinje tha se “Janë kthyer pas luftës që përsëri të pushtojnë Drinin”, kurse këto deklarata Izetbegoviç i ka quajtur antikushtetuese dhe anti-Dejtonit.

“Sipas Milorad Dodik, boshnjakët, vendasit e Podrinjës janë pushtues, spastrimi etnik dhe gjenocidi i ushtruar ndaj tyre ishte pozitiv, kurse kthimi i tyre në pajtim me Aneksin 7 të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe kushtetutës së BeH-së është ripushtim dhe duhet të parandalohet. Kjo është deklaratat më e rrezikshme nga një zyrtar në BeH që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes. Me këtë deklaratë, Dodik, është angazhuar në mënyrën më të drejtpërdrejt në veprimet antikushtetuese dhe anti-Dejtonit, duke kryer vepër penale”, ka thënë Izetbegoviç.

Në një letër drejtuar institucioneve ndërkombëtare Izetbegoviç paralajmëroi se “Është koha që të merren masa konkrete dhe vendimtare për t’iu përgjigjur kësaj për shkak të paqes, sigurisë dhe progresit të BeH-së nga kërcënimet serioze dhe në rritje”.

Anëtari i Presidencës së BeH-së, Izetbegoviç në konferencën para mediave ka komentuar edhe kërcënimet e fundit të anëtarëve të organizatës terroriste DEASH ndaj përfaqësuesve të Bashkësisë Islame në BeH, duke i quajtur ata “të humbur dhe anëtarë të indoktrinuar të asaj organizate të cilët janë me origjinë nga BeH-ja”.

Ai theksoi se Bashkësia Islame e BeH-së tani është në shënjestër nga ekstremistët për shkak se ata kanë kapacitet për t’u rezistuar sfidave të reja të ekstremizmit dhe keqinterpretimit të Islamit.

“Struktura e seancave islame ka qenë gjithmonë pengesë e sulmeve ndaj Islamit, për mbijetesën e saj dhe interpretimin e drejtë të besimit tonë”, tha Izetbegoviç, i cili u bëri thirrje të gjitha autoriteteve kompetente që të mos nënvlerësojnë kërcënimet dhe të ofrojnë mbështetje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit