Katër palestinezë u plagosën sot gjatë bastisjes së policisë izraelite në shtëpinë e guvernatorit të Kudsit, Adnan Ghaith në Kudsin Lindor të pushtuar, njoftoi Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratë e agjencisë tha se të 4 persona u plagosën pasi u rrahën nga policia izraelite në lagjen Silwan në Kudsit.
Të katërt janë trajtuar nga mjekët në vendngjarje, thuhet në njoftim.
Sipas një gazetari të AA-së, policia izraelite bastisi shtëpinë e guvernatorit, por nuk bëri asnjë arrestim.
Nuk ka asnjë koment nga policia izraelite mbi raportin.
Zyra e guvernatorit në një deklaratë tha se policia izraelite bastisi shtëpinë dhe sulmoi familjen e tij.
Guvernatori u plagos në dorë, thuhet në deklaratë.
Ghaith është arrestuar disa herë më parë nga forcat izraelite. /aa