9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Vaksina anti-COVID: një “recetë e re” nga turku i Pfizer-it

Më të lexuarat

Sahin: Një dozë përforcuese ndihmon në thyerjen e zinxhirit të infeksionit

Kreu dhe themeluesi i kompanisë gjermane Biontech, Ugur Sahin, beson se rivaksinimi vjetor kundër virusit Corona do të jetë i mjaftueshëm në të ardhmen.

Ai tha për Bild-in gjerman se doza aktuale përforcuese rrit mbrojtjen, e cila zvogëlohet me kalimin e kohës.

Ai tha se pret që mbrojtja të zgjasë më shumë sesa ishte rasti me dy dozat.

Rivaksinimi vetëm një herë në vit

“Rivaksinimi i radhës mund të nevojitet vetëm një herë në vit, si një vaksinë gripi,” shpjegoi ai.

Sahin tha se mbrojtja nga vaksinat ka filluar të bjerë që nga muaji i katërt.

Studimet e fundit të publikuara kanë treguar megjithatë se mbrojtja kundër simptomave të rënda është e lartë deri në muajin e nëntë.

 “Doza përforcuese mbron dhe gjithashtu ndihmon në thyerjen e zinxhirëve të ardhshëm të infeksionit”, tha ai.

Ai theksoi se mund të ndihmojë në përballimin e pandemisë gjatë dimrit të ashpër që vjen. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit