-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Polici turk, pak para sulmit terrorist: Po ec me pallto nëpër këtë vapë, vëlla duhet ta ndjekim!

Më të lexuarat

media ka dalë xhirimi i komunikimit të policëve në rroba civile, që kanë vërejtur një sjellje të çuditshme të sulmuesit në Aeroportin e Stambollit ku, të martën, në një sulm terrorist u vranë dhjetëra njerëz.
Një sulmues ishte i dyshimtë dhe policët shkuan prapa tyre. Polici i cili i pari ka dyshuar i ka dërguar mesazh kolegëve se e dalloi një burrë që mbante një xhaketë të dimrit, pavarësisht të nxehtit, shkruan Hurriyet, transmeton Telegrafi.
“Po ec me pallto në këtë vapë! Vëlla, duket si një hajn, a ta ndjekim?”, ka pyetur ai, me çka kolegët janë pajtuar.
Pasi ata kërkuan që t’i tregojë dokumente, sulmuesi u përkul duke pretenduar se po i kërkon. Pastaj e ka nxjerrë një armë dhe nisi të shtënat. Ai qëlloi policën që dyshoi tek ai re i cili tash po lufton për jetë, teksa në shtëpi e pret gruaja shtatzënë.
Terroristi pastaj vrapoi poshtë shkallëve, drejt terminalit të arritjeve ndërkombëtare, ku ka aktivizuar bombën që ishte rreth brezit të tij.
Në sulmin e së martës në Aeroportin Ataturk në Stamboll, u vranë 43 presona, ndërsa 200 janë plagosur. Tre sulmues vetëvrasës kanë shtënë me armë e pastaj kanë aktivizuar eksplozivet. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit