2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Pohim nga Prishtina: Asosacioni vdiq!

Më të lexuarat

Mesazhi për “Srpska”-n e Kosovës të synuar nga Beogradi

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se pas ngjarjeve në Banjskë, çdo diskutim për Bashkimin e Komunave Serbe është i tepërt.

“Pas ngjarjeve në Banjskë, çdo bisedë për Komunitetin më duket e tepërt, sepse nuk ka fare kuptim. Komuniteti(Asosacioni) është i vdekur për ne, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare”, tha Gërvalla.

Ajo tha se ZSO e paraparë në marrëveshjen e vitit 2013 është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe për këtë arsye nuk mund të formohet.

“Escobar tha qartë se nuk mund të ketë një komunitet që mund të jetë një Republika Srpska tjetër. Për ne ishte shumë e rëndësishme që shkelja e Kushtetutës të mos ishte pjesë e marrëveshjes që pranuam në Bruksel. SHBA-të ishin më pragmatike për të kuptuar realitetin e vendit tonë dhe të Ballkanit. Çdo përpjekje që bëjmë për të sjellë energji dhe rezultate në proces, në fund shohim se jemi e vetmja palë që kërkojmë zbatimin e marrëveshjes në Bruksel. Dialogu nuk të çon askund. Është një qorrsokak”, ka theksuar Gërvalla.

Sipas saj, është e rëndësishme që pas ngjarjeve në Banjskë, në marrëdhëniet e Kosovës me ndërkombëtarët të ketë prioritete krejtësisht të ndryshme, e kjo është siguria.

“Nuk ka ofendim më të rëndë se agresioni i hapur i dikujt që pretendon se është në tryezën e bisedimeve. Pas sulmit qëndron Serbia”, ka përfunduar Gërvalla. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit