Sot janë bërë 19 vite nga rënia e dëshmorit të kombit, Jetulla Miftari nga Nikushtaku i komunës së Likovës.
Dhe, në shenjë respekti dhe nderimi të dëshmorit, Jetulla Miftari, po e publikojmë këtë poezi të djalit të tij Erxhan Miftari, shkruan gazetari Reshat Ibrahimi.
Jetulla Miftari ka rënë dëshmor me 8 maj të vitit 2001 në Betejën e lavdishme të Mateçit, gjatë luftës së vitit 2001 mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave të ushtrisë dhe policisë të Maqedonisë.
Ai ishte vetëm 22 vjeç. Lavdi dhe respekt për të gjithë dëshmorët e kombit.
Kjo është poezia që ka shkruar Erxhan Miftari për babain e tij Jetullain dhe emocionet janë shumë të forta:
08.05.2020 .
“BAB”
Sod u bën 19 vite pa ty
“BAB”
U ktheva prej shkolles me tpa,
deshta me tregu se po afrohet fundviti,
n’mbledhjen e prinderve kur u ftove,
U thash se jeton diku larg babi im.
“BAB”
Amanetin tend po e qoj ne vend,
notat me te larta i kam ne regjister,
por ti ma ktheve shpinen shpejt,
darkes se familjes i mungon ne tryeze.
“BAB”
Ju largohem takimeve me shok,
ata shpesh me shohin me foton ne dor,
po ngushtohem kur me pyesin per ty,
a ki me ardh me babin me i ngu notat ne shkoll.
“BAB”
Edhe këtë Ramazan un baj Iftar pa ty,
Edhe këtë Ramazan shtrohet sofra pa ty
kur nuk je ty BAB as ujin nuk mundem ta pi.
“BAB”
Un sod bashk me vëllaun tënd jemi pran ty,
erdhëm që të marrim të vish edhe ty me ne,
së paku vetëm një Iftar bone me Ne.
s’mund ta mar vetin, se gjej dote menyren,
BAB, shpesh koken e mbaj nga qielli,
mashtrohem mos po ta shoh fityren BAB.