Shikuesit e programit dokumentar në BBC “Blue Planet” nuk mundnin ti mbajnë lotët e tyre pas episodit ku tregohej se si femra balenë mbante voglushen e saj të vdekur, përgjegjës e së cilës jan njerëzit.
Prezantuesi David Atenbororu paralajmëroi se çdo vit “hedhim tetë milion ton plastike në det”, dhe për këtë arsye janë vrarë një numër i madh të krijesave.
Davidi tha: “Kjo nënë mban fëmijën e saj të posalindur, por edhe ajo kishte vdekur.”
Pastaj vazhdojn për të shpjeguar se si zbërthen plastika dhe bëhet toksike, e cila e bën “vdekjeprurëse” për shumë kafshë detare të tilla si kjo balenë. Balenë e vogë me siguri është helmuar nëpërmjet qumështit të kontaminuar nga gjiri i nënës.
Davidi tha: “Balenat e zeza kan tru të mëdha dhe sigurisht ndjejn emocione. Duke pasur parasysh sjelljen e njësisë së adoleshentëve, humbja e një fëmije ka prekur të gjithë familjen “, thotë ai.
Shikuesit e “Blue Planet” ishin të dëshpëruar për shkak të efekteve të këqija të hedhja e plastikës në det.
Një shikuese tha: “Patjetër kemi për të ndaluar këtë.”
Një shikues tjetë me lot në sy shtoi: “Gjëja më e rëndësishme që kam parë ndonjëher, Balenë nëna e cila e mbante një fëmijë të vdekur më bëri të qaj si një fëmijë, por unë kuptova dhe mësova se çfar duhet të bëj në ardhmëri”. /KohaIslame.com