2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

“Pikëllim amerikan” nga vdekje palestinezësh të pafajshëm

Më të lexuarat

Përunjësi diplomatike e Blinkenit në Ramallah

Sekretari amerikan Antony Blinken tha se ishte “i pikëlluar” nga vdekja e “palestinezëve të pafajshëm” në dhunën izraelito-palestineze, gjatë një takimi me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruan AFP.

“Më lejoni të filloj duke shprehur ngushëllimet dhe pikëllimin tim për vdekjen e civilëve të pafajshëm palestinezë që humbën jetën në përshkallëzimin e dhunës në vitin e fundit,” tha ai në selinë e Autoritetit Palestinez në Ramallah në Bregun Perëndimor, një territor palestinez i pushtuar nga Izraeli në 1967.

Në konfliktet izraelito-palestineze në vitin 2022, 235 persona humbën jetën, mes tyre pothuajse 90 për qind ishin palestinezë, sipas statistikave të agjencisë franceze të lajmeve bazuar në burime zyrtare izraelite dhe palestineze. OKB vlerësoi se vitin e kaluar numri i viktimave në Bregun Perëndimor ishte më i larti që nga viti 2005.

Izraeli ka pranuar në disa raste se forcat e tij kanë vrarë gabimisht civilë në ato që i quan bastisje “kundër-terroriste”.

“Palestinezët dhe izraelitët kanë një ndjenjë në rritje të pasigurisë, frika po përhapet gjithnjë e më shumë në komunitetet e tyre dhe në vendet e tyre të adhurimit,” u ankua Blinken në Ramallah.

“Ne mendojmë se është e rëndësishme të miratohen masa de-përshkallëzimi, të ndalohet dhuna dhe të ulet tensioni (…)”, shtoi ai, duke bërë thirrje që të mos bëhet asgjë që mund të rrezikojë zgjidhjen në formën e dy shteteve, izraelite dhe palestineze.

Çështja e vendbanimeve izraelite

Ai përmendi “zgjerimin e vendbanimeve (izraelite), legalizimin e kolonive të paligjshme (të cilat qeveria nuk e miratoi), prishjet dhe dëbimet” të kryera nga qeveritë izraelite.

Blinken tha gjithashtu se i vjen keq që “horizonti i shpresës për palestinezët po ngushtohet”. Dhe kjo, ne mendojmë, duhet të ndryshojë”.

Udhëtimi i shefit të diplomacisë amerikane, i planifikuar prej kohësh, ka nisur të dielën në Egjipt dhe përfundon mbrëmjen e së martës. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit