7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Mëshira, bujaria dhe mirësitë e Allahut nuk kanë kufi

Më të lexuarat

Allahu i Madhëruar thotë:
قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
“Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten me shumë gabime! Mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse Ai i fal të gjitha mëkatet. Ai është Falës dhe Mëshirues i madh.”( Ez-Zumer,53)
Shkaku i zbritjes së këtij ajeti është se një grup njerëzish i thanë të Dërguarit të Allahut- alejhi salatu ue selam- : ” O i Dërguari i Allahut! Nëse e pranojmë Islamin, a do të na falen mëkatet që kemi bërë, si mosbesimi, vrasjet e gjëra të tjera?!
Atëherë, si përgjigje e kësaj pyetjeje, zbriti ajeti i lartpërmendur.(Buhariu dhe Muslimi)
Theubani-Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë: Kur zbriti ky ajet, Profeti -alejhi selam- tha: ” Pas këtij ajeti, nuk dua të jetë e imja kjo botë dhe gjithë ç’ka në të.”(Ahmedi)
Ali ibn Ebi Talibi- Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë: “Ky është ajeti më shpresëdhënës në Kur’an.

Allahu i Madhëruar e ka qortuar ashpër humbjen e shpresës tek Ai, duke thënë:
إِنَّهُ لَا يَيْأَسُ مِن رَّوْحِ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْكَافِرُونَ
“Vetëm njerëzit jobesimtarë e humbin shpresën tek Allahu.”(Jusuf,87)

Të shpresosh tek Allahu do të thotë të kesh mendim të mirë për Të, pra, të besosh se Ai do t’i pranojë veprat e mira dhe do t’i fali mëkatet, për të cilat je penduar.
Ndërsa siguria që Allahu do të falë, megjithëse ti vazhdon të këmbëngulësh në mëkate dhe t’i lësh mangut detyrimet, është siguri e rreme, është mashtrim i vetvetes.
Këtë siguri të rreme Allahu e ka mdaluar duke thënë:
“وَلَا يَغُرَّنَّكُمْ بِاللَّهِ الْغَرُورُ”
“Të mos ju mashtrojë ndaj Allahut ndonjë mashtrues.”(Lukman,33)
Pra, të mos ju mashtrojë djalli dhe ushtarët e tij, duke ju zbukuruar mëkatet dhe duke ju ushqyer me shpresën e kotë se Allahu i fal ato edhe po nuk u penduat.


Komentimi i dyzet haditheve te Neueuiut
/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit