Pigmejët, muslimanët e veçantë të Afrikës
Në malet ekuatoriale të Afrikës ekziston një popull indigjen, i njohur si Pigmej. Ajo çka i karakterizon në përgjithësi ata është se janë shtatë shkurtër. Gjatësia mesatare e tyre arrin deri 150 cm.
Mbi 150.000 prej tyre jetojnë ende në pyjet tropikale të Afrikës.
Jetëgjatësia e pigmejëve është e shkurtë, rrallë ndodhë që ndonjëri prej tyre të jetojë mbi 50 vjet.
Ata kanë gjuhën e tyre të veçantë, e cila ndryshon nga gjuha e popujve përreth.
Për shkak të izolimit të madh, historia e tyre është pak e njohur, edhe pse Homeri në Iliadë i përmend tetë shekuj para epokës së re.
Në përgjithësi, Pigmejët ndjekin besimet tradicionale, por në Kamerun ekziston një fshat ku jetojnë Pigmejët muslimanë.
Në foto janë banorët e fshatit Makure, që numëron rreth 30 njerëz. Fshati ndodhet në një zonë pyjore pranë qytetit Yaounde. Fshati ka dy xhami ku ata e mësojnë Kuranin.
Islamin e pranuan në vitin 2004, pas vizitës që së misionarëve nga Katari.
Në fillim ishin vetëm tre veta që e pranuan Islamin, por më vonë, pas vizitave të organizatave jo qeveritare nga Turqia në vitin 2009, edhe pjesa tjetër e fshatit e pranuan Islamin.