2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pezullimi i përkohshëm i regjimit pa viza?

Më të lexuarat

Në BE nuk ka asnjë angazhim për pezullimin e regjimit pa viza. Përderisa disa vende po bëjnë thirrje për pezullimin e përkohshëm, ekspertët thonë se ndryshimi i procedurave është kompetencë e vendeve të Shengenit.

Propozimi i ministrit të Brendshëm bavarez dhe përfaqësuesit të Komisionit për Punët e Brendshme të Bundestagut gjerman për shqyrtimin e mundësisë për pezullimin e regjimit pa viza për shtetasit e Serbisë ka rëndësinë e vet, por është e rëndësishme të theksohet edhe se Gjermania, ose ndonjë vend tjetër i zonës Shengen nuk mund të aplikojë në mënyrë të njëanshme regjimin e vizave. Politika e vizave në BE zbatohet në nivel evropian, dhe në këtë rast kjo do të kërkonte procedura të gjata: “Dhe shtrohet pyetja nëse ajo do të kishte sukses. Ajo do të duhej të kalonte edhe nëpër Komisionin Evropian, i cili së pari duhet të dalë me një propozim për rifutjen e regjimit të vizave për Serbinë dhe Maqedoninë. Atëherë për këtë do të duhej të sigurohej edhe shumica në Parlamentin Evropian (i cili është i njohur si një “mik i mirë” i regjimit pa viza) dhe për të duhet të votojnë edhe shtetet anëtare. Aktualisht nuk ka asnjë shenjë se dikush dëshiron të ndërmarrë një iniciativë të tillë në Bruksel “, vlerëson për Deutsche Welle-n drejtorja e organiyatkëtë të hënës ” Lista e Bardhë e Shengenit “e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Aleksandra Stiglmayer.
Si të ndalohen por jo të diskriminohen azilkërkuesit e mundshëm?

Komisioni Evropian në maj të vitit të kaluar doli me një propozim sipas të cilit shtetet anëtare mund të pezullojnë regjimin pa viza në rrethana të caktuara, duke përfshirë këtu edhe rastet e një fluksi të madh të azilkërkuesve. Ky propozim, sipas Stiglmayer, ka “ngecur” për shkak të mosmarrëveshjeve mes shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian. Miratimi i të ashtuquajturës “Klauzolë e pezullimit”, e cila do të miratohet herët apo vonë, do të lejojë futjen e regjimit të përkohshëm të vizave. Por futja e regjimit të vizave mund të ndodhë vetëm në rast se numri i azilkërkuesve nga Serbia dhe Maqedonia rritet në të ardhmen. “Aktualisht kemi një rënie të numrit të azilkërkuesve. Gjendja mund të ndryshojë shpejt por natyrisht numri vetëm mund të bie ende e jo të rritet”, thekson Stiglmayer.

Pas heqjes së regjimit të vizave, Serbia radhitej pas Afganistanit, Pakistanit, Irakut dhe Rusisë midis vendeve kryesore sa i përket numrit të azilkërkuesve në BE. Ky numër nga 17.700 në vitin 2010 ra në 14.000 vitin e kaluar. Edhe pse nga Bashkimi Evropian bëhet thirrje për një angazhim më të madh të autoriteteve vendore, në Iniciativën Evropiane për Stabilitet thonë se shtetet anëtare të BE-së janë të vetëdijshme që Serbia dhe Maqedonia nuk mund të bëjnë shumë në këtë drejtim: “Bëhet fjalë kryesisht për romë të cilët vijnë në BE për të kërkuar azil dhe nuk është realiste të presësh nga Serbia dhe Maqedonia që ata të ndalohen që në kufijtë e tyre, sepse kjo do të përbënte diskriminim etnik”, shpjegon Stiglmayer.
Me azil “për të kaluar dimrin” në Gjermani

Sidomos muajt e vjeshtës deri tani janë treguar si “shkas” për një fluks më të madh të azilkërkuesve. Për shumë të varfër kërkesa për azil është mënyra më e mirë që deri sa të vendoset për kërkesën e tyre të kalojnë dimrin në një nga qendrat e azilit në BE ku janë të garantuara strehimi, ushqimi dhe kujdesi shëndetësor. Ajo që mund të bëjnë shtete anëtare të BE-së është shkurtimi i kohës për vlerësimin e kërkesave për azil të cilat në disa shtete zgjasin disa muaj. Në Austri, ku shqyrtimi i kërkesës për azil përfundon brenda një jave asnjëherë nuk ka pasur probleme me të ashtuquajturit azilkërkues të rrejshëm. Belgjika, Luksemburgu dhe Zvicra tashmë janë duke punuar në reduktimin e procedurave të veta: “Do të ishte e mençur që këtë ta bëjë edhe Gjermania dhe kjo është ajo që ka propozuar ministri i Brendshëm i Bavarisë. Ndoshta propozimi prej 48 orësh është shumë i shkurtër, por pesë ditë do të ishin të mjaftueshme. Atëherë opsioni “ta kalojmë dimrin në Gjermani” nuk do të ekzistonte më dhe njerëzit nuk do të provonin më të bëjnë diçka të tillë”, nënvizon Stiglmayer.
Në raportin e Eurostatit të këtij viti thuhet se në BE aktualisht ndodhen rreth 20 milionë shtetas të vendeve të treta, çfarë do të thotë rreth katër për qind e popullsisë së përgjithshme. Në të njëjtën kohë, raporti tregon se pavarësisht kërkesave nga disa vende për rivendosjen e kontrolleve kufitare brenda zonës së Shengenit, shumica dërrmuese e evropianëve (67 për qind) nuk do të pranojë një masë të tillë, ndërsa 42 për qind besojnë se të huajve duhet t’iu lehtësohet vendosja në BE në mënyrë që të përmirësohen edhe tendencat e kqëija demografike./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit