14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Peshkopi Teodosije dënon sulmin në xhaminë e Velikincës

Më të lexuarat

Peshkopi i Rashkë-Prizrenit, Teodosije, e ka dënuar ashpër incidentin në fshatin Velikincë të Gjilanit, kur një serb dëmtoi minaren e xhamisë. Portali KosSev raporton se peshkopi Teodosije i dërgoi dje një letër Myftiut të Kosovës, Naim Tërnavës, përmes të cilës i shfaqte keqardhjen anëtarëve të Bashkësisë Islame për “këtë akt të pakuptimtë e vandal”.
Ky burim po ashtu thekson se Eparkia ka informacioni se autori i këtij akti është me probleme psikike dhe se sipas policisë ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.
Dënimin nga ana e Eparkisë Rashkë – Prizren kryeimamit të Gjilanit, Naim Aliut, ia kanë përcjellë edhe igumeni i manastirit Draganac dhe zëvendësi i vladikës Teodosije, ati Ilarion, i cili raportohet të jetë takuar me të në Gjilan.
“Kisha Ortodokse Se3rbe shpreh besimin e sinqertë se ky incident i i zoluar nuk do të cenojë raportet fqinjësore ndërmjet myslimanëve e të krishtërve në këtë anë”, thuhet në reagimin e peshkopit Teodosije, i cili po ashtu iu bashkua apelit të Myftiut Tërnava që organet e sigurisë të marrin të gjitha masat në mënyrë që të gjitha objektet fetare të jenë të mbrojtura në mënyrë adekuate.
Peshjkopi Teodosije po ashtu ka shfaqur “përkushtimin e sinqertë për ndërtimin e shoqërisë së mbështetur në tolerancë dhe respekt midis të gjitha komuniteteve”. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit