“Ky është sistemi i cili në vend të urave ndërton mure, i cili shoqërisë i thotë të përzënë njerëzit nga kufijtë (refugjatët). Ky është një sistem, ku njerëzve më nuk u themi ‘mirë se erdhët në vendin tonë'”, ka thënë Bayes
LONDËR (AA) – Peshkopi i Kishës Anglikane në Liverpool, Paul Bayes, kritikoi krerët fetarë në SHBA për mbështetjen e tyre ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bayes në një intervistë për gazetën britanike “Guradian”, ka thënë se disa krerë fetarë të krishterë pa kurrfarë kritikash pranojnë atë që thotë Trump dhe aleatët e tij.
Peshkopi thekson se detyrimi i krishterë gjithmonë ka qenë që të ofrohet ndihmë dhe të mbrohen të dobëtit dhe nevojtarët.
“Kur shohim disa deklarata nga krerët fetarë, mund të vërejmë se ata ndeshen me një sistem që përjashton të varfërit. Ky është sistemi i cili në vend të urave ndërton mure, i cili shoqërisë i thotë të përzënë njerëzit nga kufijtë (refugjatët). Ky është një sistem, ku njerëzve më nuk u themi ‘mirë se erdhët në vendin tonë'”, ka thënë Bayes.
Ai theksoi se njerëzit, ku do që ndodhen, “kanë të drejtën dhe lirinë të mbështesin populizmin e krahut të djathtë”, por, siç tha, shtrohet pyetja si është e mundur këtu të gjendet lidhja me krishterimin.