Trumza vjen nga familja e mentes, por në ndryshim nga shumë erëza të cilat janë thjesht aromatike e mund të përdoren vetëm në receta të ndryshme, trumza ka përdorime medicinal
Gjethet, lulet dhe vaji i saj janë përdorur për të trajtuar probleme të ndryshme shëndetësore e më poshtë do të lexoni disa nga përfitimet e kësaj erëze.
1. Komponentët anti-kërpudhor
Përbërësi më aktiv i trumzës është thymol. Kjo përbërje organike vjen me një gamë të gjerë efektesh në trup, të cilat përfshijnë aftësinë për të parandaluar infeksione virale dhe kërpudhore, duke rritur kështu sistemin tuaj imunitar.
2. Kundër kollës
Vaji esencial i trumzës që merret nga gjethet e tij, shpesh përdoret si ilaç natyral për kollën. Kështu që, herën tjetër që vuani nga kolla ose dhimbja e fytit, mund të provoni të pini çaj me trumzë.
3. Shëndeti i zemrës
Përzierja e pasur e mineraleve, antioksidantëve dhe vitaminave në trumzë kanë shumë efekte pozitive në zemër! POR mangani dhe kaliumi janë veçanërisht të rëndësishëm. Kaliumi është një vazodilator, që do të thotë se mund të reduktojë stresin në sistemin kardiovaskular duke ulur presionin e gjakut dhe duke ‘relaksuar’ enët e gjakut.
Kjo mund të ndihmojë në parandalimin e arterosklerozës, atakeve në zemër e sëmundjet koronare të zemrës.
4. Tensioni i gjakut dhe niveleve të kolesterolit
Trumza është një zgjedhje e mirë për individët që vuajnë nga tension ii lartë. Një studim i tanishëm (i bërë tek kafshët) raportoi se ekstrakti i trumzës ishte në gjendje të ulte ndjeshëm rrahjet e zemrës dhe presionin e lartë të gjakut.
Ekstrakti gjithashtu tregoi se ndikonte pozitivisht në uljen e nivelit të kolesterolit, triglicerideve dhe LDL ndërsa rriste nivelin e kolesterolit HDL.
5. Parandalon kancerin
Carvacrol është një nga komponentët kryesor të vajit të trumzës që ka veti anti-tumorale! Një studim i kohëve të fundit i cili u botua në Anti-Cancer Drugs zbuloi se carvacrol pengonte shumimin dhe përhapjen e qelizave kancerogjene të zorrës së trashë. /tg