7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Djali që vdiq dha shpirt mbi video-lojra, i ati: një shembull i trishtë për të tjerë

Më të lexuarat

Piyawat Harikun, një 17-vjeçar nga Tajlanda, ndërroi jetë në kompjuter, duke luajtur lojëra për ca kohë pa ndërprerje.

Në fund të tetorit, në këtë vend pati një pushim të shkurtër shkollor, dhe djali vendosi të kalojë atë kohë duke bërë atë që ai e donte më shumë – duke luajtur videolojëra multiplayer në një kompjuter. Fatkeqësisht, gjithçka iu shndërrua në një obsesion e dita e nata kalonin para kompiuterit, derisa shëndeti i tij u përkeqësua në pikën fatale.

Babai i tij e gjeti të vdekur të hënën, më 4 nëntor. Ai u përpoq ta shpëtonte, por për fat të keq djali ishte tashmë kishte sosur.

“Unë e thirra emrin e tij, i luta të zgjohej, por ai nuk u përgjigj … kuptova se ai kishte vdekur”, tha babai, i cili rrëfeu që fëmija kishte luajtur lojën tërë natën.

Krahas trupit u gjetën kuti me ushqime që ai kishte porositur, si dhe kanaçe me pije të gazuara.

Mjekët thonë se fëmija vdiq nga një goditje në tru, dhe ata besojnë se shkaku ishte loja e vazhdueshme pa ndërprerje.

“Djali im ishte i zgjuar dhe i shkëlqyer në shkollë, por ai ishte i varur nga videolojrat. Shpresoj që vdekja e tij do të jetë një shembull i trishtuar për prindërit e tjerë, fëmijët e të cilëve janë të varur nga lojërat në kompiuter”, tha babai i djalit të pafat.

Në maj të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli varësinë nga lojërat dhe si sëmundje zyrtare. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit