Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë theksohet se Trump zyrtarizoi deklaratën e tij lidhur me mospranimin në ushtri të personave që kanë ndryshuar gjininë
UASHINGTON (AA) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, zyrtarisht i ka dërguar urdhër Departamentit të Mbrojtjes me të cilin pezullon pranimin në ushtri të personave që kanë ndryshuar gjininë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë theksohet se Donald Trump zyrtarizoi deklaratën e tij të muajit të kaluar lidhur me mospranimin në ushtri të personave që kanë ndryshuar gjininë, dhe se për këtë ka informuar Departamentin e Mbrojtjes.
Njëri nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, emri i të cilit nuk zbulohet, deklaroi se çështja e pranimit të personave që kanë ndryshuar gjininë në ushtri ka qenë aktuale edhe gjatë administratës së Barack Obamës, dhe Trump edhe gjatë fushatës ka pasur qëndrim mjaft kritik kur bëhet fjalë për, siç tha, “gjërat që nuk janë të zakonshme në ushtri”.
“Presidenti, si dhe të gjitha amerikanët, do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBT, por ky vendim i presidentit lidhet për tema të ndryshme të sigurisë”, porositi zyrtari.
Trump më herët deklaroi se personat brenda ushtrisë që kanë ndryshuar gjininë shkaktojnë shpenzime të mëdha mjekësore.