Kam hezitu të shkruaj, jo pse nuk kam çka, por se me duket se fjala dhe shkrimet nuk kane dobi më, po duket se Kosovës tone me i ka hup arsyeja, po duket se drejtësia është veç në letër dhe ligji është veç për të abuzuar me te.
Persekutimi për Fe është i njohur në histori, e në veçanti në trojet Shqiptare, njerëz të vrarë dhe martirizuar në çdo cep ku kanë jetu muslimanët shqiptare, Çamëria, Toplica, Sangjaku, Nishi, Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja etj, janë një pjese e vogël e tokave të spastruara, pronar autokton ishin myslimanet shqiptare të cilët në mas të madhe nuk pranuan asesi të asimilohen në sallav.
Nga Toplica në mese shume familjeve ishte edhe familja e Dr. Shefqet Krasniqit, i cili edhe sot vazhdon të jete hale në sy për disa qarqe pro-sllave dhe armiq të përbetuar të Fesë Islame dhe muslimanëve.
Sot nuk do shume mend e aq me pak intelegjenc ta kuptojmë se nuk behet fjale për një person dhe nuk luftohet një person si është Dr. Shefqet Krasniqi, por me luftën ndaj tije janë duke e luftu fenë dhe muslimanet në përgjithësi. Nëse të lexohet Kurani është nxitje e urrejtës, mosdurim fetare dhe vepër penale, atëherë të tille janë të gjithë muslimanët, veç se disa mundohen ta keqinterpretojnë, prandaj Kurani si burim i pa shtjerrshëm i Fesë në shumicën e ajete nuk ka nevoje për interpretim, interpretimi ka të bej me degët e Islamit e asesi me bazat dhe themelet e Fesë, këtë e kupton çdokush përfshi edhe ata profiterët e natës qe jetojnë në kurrizin e Fesë (disa njerëz në BIK, qe nihen për poshtërsitë e tyre).
Me çudite fakti se si shumica jone, muslimanëve shikon para syve të tyre duke ju cenu e drejta e tyre edhe përsëri heshtin, e shohin se po ju cenohet edhe e ardhmja e përsëri heshtim, e shikojnë se nuk është kjo rruga qe ata e duan por prapë heshtin, sot është bere publike edhe një fakt se me doemos duhet pastrua ose dezinfektu udhëheqësinë e Bashkësisë Islame te Kosovës nga sharlatanët qe i uzurpuan këto pozita, e sot vazhdojnë denigrimin e Hoxhallarëve dhe muslimanëve në përgjithësi, atyre këngëtarëve të eurve dhe bidatit, duhet të ju testohet njëherë e mire legjitimiteti i tyre në masën e gjere të muslimanëve, ta shohim se nga kush erdhën aty dhe ke e përfaqësojnë, erdhën nga hiqi dhe nuk patën mundësi të bëhen as kryetar lagjeje e as punëtorë të merituar ndërtimi por duke keqpërdorën Fenë morën pozita edhe tash mendojnë se janë të përhershëm. Po tash është koha e fundit të testohet legjitimiteti i këtyre njerëzve.
Dr. Shefqet Krasniqi është Hoxha i Kosovës, ai është nga predikuesit me të mëdhenj të Islamit të pastër dhe burimore në krejt trojet shqiptare, njeri qe ishte shkaktar qe shume njerëz pleq dhe të ri ti ri-kthehen rrugës se Zotit.
Hoxha i nderuar Shefqet Krasniqi ka studiuar mbi 17 vite derisa ka doktorë në Jurispodencen Islame në Universitetin Islamik të Medinës, është i njohur dhe shume i respektuar nga Dijetaret e mëdhenj të kohës tone, vlen të përmendet lëvdatat e Shjeh Salih el Uthejminit [rahimullah], dhe shume dijetarëve tjerë qe kane vdekur dhe shume nga ta ende janë të gjalle.
Dr. Shefqet Krasniqin e sulmojnë dy lloje njerëzish:
1. Ata qe nuk patën mundësi ti mashtrojnë popullin në përgjithësi, e si shkaktar ishte hoxha jone Dr. Shefqet Krasniqi me ligjërata dhe shpjegimet e ti, prandaj edhe nuk e duan.
2. Ata qe nuk patën mundësi ti mashtrojnë muslimanët praktikues të fesë, e si shkaktar ishte Hoxha jone Dr. Shefqet Krasniqi me ligjërata dhe shpjegimet e ti, prandaj nuk e duan.
Këta njerëz e sulmuan nga shume ane kinse Ekstremist në Fe, e Hoxha ua tregoj argumentin fetare, i than po na rrënon medhhebin Hanefi, e ai ua tregoj se çka është med’hhebi i pastër Hanefi, disa i than nuk je Selefi por Bidatqi, Ai i mësoj se çka është Selefizmi i vërtet e çka është Sunneti e Bidati, Disa i thane se nuk e donë Xhihadin e ai ju tregoj se cili është Xhihadi në rrugën e Allahut e cili është Xhihadi i manipuluar nga injoranca dhe errësira, të gjitha këto jo me argument nga halefi por nga selefi.
Prandaj o musliman, mos lejoni të ju fusin dyshim në Hoxhën tone Doktorin e Fesë njeriun qe një jete ja kushtoj dijes fetare dhe shpërndarjes se saj, prandaj mos i dëgjoni disa armiq të fesë dhe disa ziliqarët dhe nëse vetvetes se tyre i thonë hoxhallarë.
Po ndalem me kaq se kame me çka me shkru e me fol me vite .
A. Balaj