6.4 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Cilat janë cilësitë e të devotshmive sipas Kur’anit?

Më të lexuarat

All-llahu [subhanehu ve teala] në Kur’an thotë:

وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ(133)الَّذِينَ يُنْفِقُونَ فِي السَّرَّاءِ وَالضَّرَّاءِ وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنْ النَّاسِ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ(134)وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَى مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ(135)أُوْلَئِكَ جَزَاؤُهُمْ مَغْفِرَةٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَجَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُتَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ(136)

“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre – e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? – dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen). Shpërblimi i të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do rrijnë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë”. (Ali Imran: 133-136).

Cilësitë e tyre që janë përmendur në këtë ajet janë:

1- shpenzimi në bollëk dhe vështirësi,

2- frenimi i mllefit,

3- falja njerëzve,

4- kërkimi falje për mëkatet e veta,

5- dhe mosinsistimi në mëkate.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَأُزْلِفَتْ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ غَيْرَ بَعِيدٍ(31)هَذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٍ(32)مَنْ خَشِيَ الرَّحْمَانَ بِالْغَيْبِ وَجَاءَ بِقَلْبٍ مُنِيبٍ(33)

“Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë”. (Kaf: 31-33).

Dhe:

إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ(15)آخِذِينَ مَا آتَاهُمْ رَبُّهُمْ إِنَّهُمْ كَانُوا قَبْلَ ذَلِكَ مُحْسِنِينَ(16)كَانُوا قَلِيلًا مِنْ اللَّيْلِ مَا يَهْجَعُونَ(17)وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ(18)وَفِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ لِلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ(19)

“Të devotshmit janë në kopshte e burime. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dunja) ishin mirëbërës. Ata qenë të cilët pak flinin natën. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp)”. (Edh-Dharijat: 15-19).

Në këto dy ajete u përmendën këto cilësi të njerëzve të devotshëm:

1- pendimi dhe kthimi te All-llahu [subhanehu ve teala] duke u larguar nga mëkatet,

2- ruajtja e besës dhe mosthyerja e sajë,

3- frika nga All-llahu në vetmi, kur nuk i sheh askush përveç Tij,

4- zemra e pastërt dhe e nënshtruar ndaj All-llahut,

5- zbatimi i obligimeve që ua ka dhënë Zoti,

6- vepërmirësia,

7- namazi gjatë natës,

8- kërkimi i faljes para agimit të mëngjesit,

9- dhënja e zekatit të varfurve dhe nevojtarëve.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

الم(1)ذَلِكَ الْكِتَابُ لَا رَيْبَ فِيهِ هُدًى لِلْمُتَّقِينَ(2)الَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِالْغَيْبِ وَيُقِيمُونَ الصَّلَاةَ وَمِمَّا رَزَقْنَاهُمْ يُنفِقُونَ(3)وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنْزِلَ مِنْ قَبْلِكَ وَبِالْآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ(4)أُوْلَئِكَ عَلَى هُدًى مِنْ رَبِّهِمْ وَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ(5)

“Elif, Lam, Mim. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zekat, sadaka etj.). Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (ahiretin). Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit”. (El-Bekare: 1-5).

Cilësitë që janë përmendur në këto ajete janë:

1- besimi në gajb me fjala dhe bindje. Këtu hynë besimi në All-llahun, melekët, pejgamberët, librat, ditën e Kijametit, xhennetin dhe xhehenemin, takimin me Te, jetën pas vdekjes, ringjalljen, besojnë në Kur’an dhe në kader,

2- e falin namazin duke e plotësuar rukunë, sexhden, leximin, të drejtuar nga kibleja, duke u kujdesur për kohën e tyre, abdesitn dhe tehijatin,

3- shpenzojnë nga ajo që u ka dhënë All-llahu, duke dhënë zekatin dhe duke u dhënë nevojtarëve,

4- i besojnë Kur’anit dhe çdo gjëje që ka sjellur Muhammedi [alejhis-selam] nga Zoti i vet,

5- i besojnë shpalljeve që u kanë ardhur pejgamberëve të mëparshëm,

6- janë të bindur në ringjallje, kijamet, xhennet e xhehenem, llogari dhe peshojë.

Këta njerëz që i posedojnë këto cilësi, sigurisht se janë në dritë dhe qartësi, janë të shpëtuar në dunja dhe ahiret.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

لَيْسَ الْبِرَّ أَنْ تُوَلُّوا وُجُوهَكُمْ قِبَلَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَلَكِنَّ الْبِرَّ مَنْ آمَنَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ وَالْمَلَائِكَةِ وَالْكِتَابِ وَالنَّبِيِّينَ وَآتَى الْمَالَ عَلَى حُبِّهِ ذَوِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينَ وَابْنَ السَّبِيلِ وَالسَّائِلِينَ وَفِي الرِّقَابِ وَأَقَامَ الصَّلَاةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَالْمُوفُونَ بِعَهْدِهِمْ إِذَا عَاهَدُوا وَالصَّابِرِينَ فِي الْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ وَحِينَ الْبَأْسِ أُوْلَئِكَ الَّذِينَ صَدَقُوا وَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُتَّقُونَ(177)

“Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të vërfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit”. (El-Bekare: 177).

Ky ajet i ka përmbledhur cilësitë e burrave të vërtetë dhe të devotshëm:

1- besimi në All-llahun, përveç të Cilit ska hyjni Tjetër,

2- besimi ne ekzistimin e melekëve, të cilët janë ndërmjetësuesit mes All-llahut dhe pejgamberëve,

3- besimi në librat e All-llahut, të cilat kanë zbritur mbi pejgamberët deri sa janë përfunduar me Kur’anin, i cili i përmban të gjitha të mirat dhe që i ka deroguar vendimet e librave të mëparshme,

4- besimi në pejgamberët, nga i pari deri te Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], duke mos bërë asnjë dallimi mes tyre,

5- dhënja e pasurisë duke pasur lakmi ndaj sajë, duke shpresuar pasurimin dhe duke u frukësuar nga varfuria, i shëndosh dhe i pasur. I jep përparësi farefisit, pastaj jetimëve, pastaj nevojtarëve, pastaj atyreve që kanë mbetur në rrugë, lypsave dhe njerëzve për tu liruar nga robëria,

6- falja e namazit dhe kryerja e tij ashtu siç kërkohet,

7- dhënja e zekatit dhe pastrimi i shpirtit nga veset e ulëta,

8- përmbushja e premtimit dhe marëveshjes,

9- durimi në varfuri, sëmundje, luftë dhe fatëkeqësi.

Këta janë të vërtetë në besimin e tyre, kanë realizuar imanin e zemrës me fjalë dhe vepra dhe këta njerëz janë të devotshëm, të cilët i kanë zbatuar adhurimet dhe janë larguar nga ndalesat.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

قُلْ أَؤُنَبِّئُكُمْ بِخَيْرٍ مِنْ ذَلِكُمْ لِلَّذِينَ اتَّقَوْا عِنْدَ رَبِّهِمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَأَزْوَاجٌ مُطَهَّرَةٌ وَرِضْوَانٌ مِنْ اللَّهِ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ(15)الَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا إِنَّنَا آمَنَّا فَاغْفِرْ لَنَا ذُنُوبَنَا وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ(16)الصَّابِرِينَ وَالصَّادِقِينَ وَالْقَانِتِينَ وَالْمُنْفِقِينَ وَالْمُسْتَغْفِرِينَ بِالْأَسْحَارِ(17)

“Thuaj: “A t’ju kumtoj për diç shumë më të mirë se ato (kënaqësitë e dunjasë)? Për ata që janë ruajtur, ata kanë te Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra, dhe kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i kujdesshëm për robtë. Ata të cilët thonë: “Zoti ynë, ne vërtet besuam, na i falë mëkatet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit!”. Dhe ata që janë të durueshëm, të drejtë, të devotshmëm e dorëdhënës, dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë ndjesë”. (Ali Imran: 15-17).

Në këtë ajet u përmndën disa cilësi tjera të njerëzve të devotshëm:

1- kërkimi i faljes nga All-llahu,

2- kërkimi i mbrojtjes nga zjari i xhehenemit,

3- durimi në adhurime dhe ndalesa,

4- vërtetësia në fjalët dhe lajmet e tyre,

5- nënshtrimi ndaj All-llahut dhe qëndrimi i gjatë në këmbë për adhurim,

6- dhënja lëmoshë nga pasuria e tyre, ku do që kërkohet,

7- kërkimi i faljes para agimit, pasiqë kjo është koha kur më së shumti shpresohet pranimi i lujtes. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “All-llahu zbret në qiellin e dunjasë dhe thotë: “Kush kërkon që ti jap, kush lutet që ti përgjigjem dhe kush kërkon falje që tia fali”. (Buhariu dhe Muslimi).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

تِلْكَ الدَّارُ الْآخِرَةُ نَجْعَلُهَا لِلَّذِينَ لَا يُرِيدُونَ عُلُوًّا فِي الْأَرْضِ وَلَا فَسَادًا وَالْعَاقِبَةُ لِلْمُتَّقِينَ(83)

“Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut”. (El-Kases: 83).

Në këtë ajet janë përmednur dy cilësi të njerëzve të devotshëm:

1- Lërja e kryelartësisë dhe tiranisë mbi ruzullin tokësor dhe

2- Largimi nga mëkatet dhe prishja, sepse transmeton imam Muslimi nga Ijad ibn Himari [radijall-llahu anhu], i cili tregon se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “All-llahu më shpalli që të jemi modest; që mos të mburremi ndaj njëri tjetrit dhe mos të bëjmë padrejtësi njëri ndaj tjetrit”.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( لَا يَدْخُلُ الْجَنَّةَ مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ ذَرَّةٍ مِنْ كِبْرٍ قَالَ رَجُلٌ إِنَّ الرَّجُلَ يُحِبُّ أَنْ يَكُونَ ثَوْبُهُ حَسَنًا وَنَعْلُهُ حَسَنَةً قَالَ إِنَّ اللَّهَ جَمِيلٌ يُحِبُّ الْجَمَالَ الْكِبْرُ بَطَرُ الْحَقِّ وَغَمْطُ النَّاسِ ))

“Nuk hy në xhennet ai që në zemrën e tij ka sa një grimcë e mendjemadhësisë”. Një njeri i tha: nëse njeriu ka dëshirë që të ketë veshmbathjen e mirë? Tha: “All-llahu është i bukur dhe e do të bukrën, mirëpo mendjemadhësi është refuzimi i të vërtetës dhe nënçmimi i njerëzve”. (Muslimi).

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

الَّذِينَ اسْتَجَابُوا لِلَّهِ وَالرَّسُولِ مِنْ بَعْدِ مَا أَصَابَهُمْ الْقَرْحُ لِلَّذِينَ أَحْسَنُوا مِنْهُمْ وَاتَّقَوْا أَجْرٌ عَظِيمٌ(172)الَّذِينَ قَالَ لَهُمْ النَّاسُ إِنَّ النَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَاخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَانًا وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ(173)فَانْقَلَبُوا بِنِعْمَةٍ مِنْ اللَّهِ وَفَضْلٍ لَمْ يَمْسَسْهُمْ سُوءٌ وَاتَّبَعُوا رِضْوَانَ اللَّهِ وَاللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَظِيمٍ(174)

“Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërguarit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u rujtën, është një shpërblim i madh. E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha: “Populli (idhujtarët) është tubuar t’ju sulmojë, pra keni frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”. Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga All-llahu dhe e arritën kënaqësinë e Tij, All-llahu është dhurues i madh”. (Ali Imran: 172-174).

Këto ajete flasin për ditën e betejës së Hamraul-esedi, kur mushrikët i dëmtuan muslimanët, kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i nxiti muslimanët që të shkojnë pas mushrikëve që ti frikësojnë dhe tu tregojnë se janë të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, edhe pse janë të lënduar. Muslimanët iu përgjigjen kërkesës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e mushrikët u kthyen mbrapa, andaj edhe ky rast kosniderohej betejë, për të cilën edhe flasin këto ajete, ku i kanë cilësuar besimtarët e devotshëm se nuk i frikëoshen askujt përveç All-llahut, i Cili i mjafton dhe Ndihmësi më i mirë është. Njeriu që e ka me vehte All-llahun dhe vetëm All-llahut i mbështetet, nuk i frikësohet askujt, bile kthehet në dhuntitë e All-llahut, pasiqë All-llahu ia largoi brengat dhe kurthet e armikut.

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:

وَسَيُجَنَّبُهَا الْأَتْقَى(17)الَّذِي يُؤْتِي مَالَهُ يَتَزَكَّى(18)وَمَا لِأَحَدٍ عِنْدَهُ مِنْ نِعْمَةٍ تُجْزَى(19)إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ رَبِّهِ الْأَعْلَى(20)وَلَسَوْفَ يَرْضَى(21)

“Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet, E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit, Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi!”. (El-Lejl: 17-21).

Këto ajete flasin për njerëzit e devotshëm, të cilët do ti mbrojë All-llahu nga zjari i xhehenemit, i cili është i nxehtë dhe ku e kanë vendin njerëzit e këqinj. Ky njeri përshkruhet në këto ajete si njeri që jep pasurinë e tij në shenjë respekti ndaj All-llahu dhe për të pastruar vetveten dhe pasurinë e tij. Këtë vepër nuk e bënë që tia kthejë të mirën që ia ka bërë ndokush më herët, por e bënë nga shpresa për ta parë fytyrën e All-llahut [subhanehu ve teala] në ditën e gjykimit. Kurse All-llahu [subhanehu ve teala] do të kënqet me ata njerëz që i posedojnë këto cilësi.

E lusim All-llahun që të na bëjë nga këta njerëz të devotshëm dhe me këta cilësi, të cilat na mundëosjnë hyrjen në xhennet, pas mëshirës së All-llahut.

Bekir Halimi,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit