4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Përse nuk falesh ti?? Mesazh i fuqishëm (video)

Më të lexuarat

Shtylla e dytë prej shtyllave të Islamit është falja e namazit. Namazi u bë obligim në natën e Miraxhit, kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngrit lart në qiell, tre vjet para se të bënte hixhret për në Medine. Në fillim, namazi u bë obligim vetëm dy rekate, ndërsa kur i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri hixhret për në Medine u shtua numri i rekateve. Namazi i drekës u bë katër rekate, namazi i ikindisë katër rekate dhe namazi i jacisë katër rekate. Ndërsa namazi i sabahut mbeti dy rekate dhe namazi i akshamit tre rekate. Është detyrë mbi çdo musliman që ta dijë mirë se namazi është prej shtyllave më madhështore pas dy dëshmive. Kush e ruan atë (namazin) ka ruajtur fenë e tij. Allahu i Madhëruar thotë:
“Ndiqni rreptësishtë faljen (pesë kohët e detyruara) e sidomos faljen e mesit. Dhe qëndroni para Allahut me bindje e përkushtim.” [El Bekare, 238].
Transmetohet nga një burrë prej sahabëve të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u pyet: Kush është puna më e mirë? Tha: “Namazi në kohën e tij, respektimi i prindërve dhe xhihadi (lufta në rrugë të Allahut).”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit