8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

URTËSIA E MUAVIUT [Allahu qoftë i kënaqur me të!]

Më të lexuarat

Muavi ibn Ebi Sufjan, ky sahabi i shquar për butësi dhe urtësi, një ditë tha një fjalë të madhe.
“Unë nuk e vë shpatën atje kur mund ta vë shkopin, sikur që nuk e vë shkopin atje ku mund ta vë gjuhën. Sikur ndërmjet meje dhe njerëzve të mos kishte tjetër gjë që na mban bashke vetëm se një fije floku, do ta mbaja: nëse ata e tërheqin, unë do ta lëshoja, e nëse ata e lëshojnë, unë do ta tërheqja.”
Përkujdesuni për shoqërinë tuaj dhe zgjidhni ata siç i zgjidhni pemët më të mira. Jeta meriton të kalohet me shokë besnikë. Ndejat me burra janë pasuri më e madhe se çdo gjë tjetër. Kjo fija e flokut të Muaviut është diç që, në këtë vorbull zhvillimesh të paqëndrueshme shoqërore, njerëzit po e harrojnë. Njeriu më i mençur është ai që e kupton atë dhe e trajton siç duhet. Kështu, njerëzit i mbesin miq ndërsa dashuria, respekti dhe mirëkuptimi ndërmjet tyre nuk mungojnë.

Përshtati: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit