0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Përqafoi Islamin, tani përfaqëson Rusinë në Garat e Kur’anit

Më të lexuarat

Edhe pse prindërit e saj nuk janë muslimanë, ata kurrë nuk u përpoqën për të parandaluar përqafimin e Islamit.

Një vajzë 21-vjeçare, e cila ka lindur e krishterë e ka mësuar përmendësh Kur’anin e Shenjtë në mënyrë të plotë dhe tani përfaqëson Rusinë në Garat e Kur’anit në Shejha Fatima Bint Mubarak, raportoi KTimes.

Elena Dmitrienko ka thënë: “Unë e përqafova Islamin gjashtë vjet më parë, kur isha 15 vjeç, por babai im i krishterë dhe nëna tatare nuk e kanë përqafuar ende.”

Duke folur për udhëtimin e saj drejtë Islamit, Elena Dmitrienko tha ajo ka mësuar në një shkollë private, ku shumica e nxënësve ishin myslimanë. “Unë jam frymëzuar nga etika fisnike e tyre, nga mënyra e jetesës, dhe nga përkushtim për fenë e tyre.

“Unë u zhvendosa në Qendër të Studimit të Kur’anit ‘Zejd bin Thabit, ku kam mësuar Kur’anin nga dora e mësuesve kompetentë.”

Edhe pse prindërit e saj ishin jomuslimanë, ata kurrë nuk u përpoqën për të parandaluar përqafimin e Islamit. “Ata ishin habitur nga ndryshimi im i plotë në të folur dhe në sjellje me urtësi ndaj tyre dhe madje prindërit më inkurajuan për të mësuar përmendësh Kur’anin në mënyrë të plotë.”

Jeta e Elena Dmitrienko me Kur’an ka nisur katër vjet më parë. “Kam arritur të mësojë Kur’anin përmendësh një vit më parë me ndihmën e prindërve të mi jomuslimanë që tani përcjellin në TV,” tha ajo.

Ajo ka dëshirë të renditet e para dhe të fitojë çmimin e madh, ajo tha se do të jetë çmimi më i madh në jetën e saj. “Garat janë organizuar në mënyrë të përsosur dhe ky është një rast i mirë për të takuar këtë numër të madh të garuesve nga e gjithë bota.”

Deri më tani, deri 51 nga 72 garuesit janë në testin e fundit të Garave të Hafizëve të Kur’anit për Femra të cilat po zhvillohen në Shoqatën Kulturore Shkencore të Dubait, Al Mamzar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit