13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ecja nëpër tregje – A ecte pejgamberi i Zotit nëpër tregje?

Më të lexuarat

Ecja nëpër tregje

A ecte pejgamberi i Zotit nëpër tregje? A ka ndonjë dobi prej kësaj? Përse e kritikuan idhujtarët lidhur me këtë?

Një studim i ri pohon se të ecurit me qëllim të bërit pazar ka dobi shëndetësore.

Studimi është bërë me një numër personash, dhe rezultati tregoi se kush ec nëpër tregje rrallë gëzon më pak shëndet në aspektin psikik dhe fizik. Të bërit pazar, të ecurit, përzierja me njerëzit dhe takimi me ta i jep njeriut një gjendje psikike më të mirë.

I lartësuar qoftë Allahu!

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve selem, ecte nëpër tregje përkundër kritikave të jobesimtarëve ndaj tij. Ishte bindje e përhapur se ecja nëpër treg është çështje vetëm e të varfërve! Sa i përket të pasurve dhe sunduesve nuk ushtronin këtë zakon nga mendjemadhësia ndaj njerëzve.

Pejgamberi ynë i dashur donte t’i tregonte të gjithë njerëzve se ai është njeri sikur ata, dhe se ai nuk bën diçka vetëm se shkenca konfirmon dobitë e asaj ditë pas dite. Allahu i Lartësuar thotë:

“E ata thanë: “Ç’është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërguar një engjëll së bashku me të, e të jetë qortues?”(Furkan: 7)

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, deshi të na vërtetojë se ecja nëpër tregje konsiderohet një çështje krejtësisht normale. Ai e praktikonte këtë dhe nuk ka asnjë mangësi në këtë, madje ekzistojnë edhe dobi nga kjo.

Ky studim vërteton dobitë e ecjes nëpër tregje dhe ndikimin e saj në gjendjen psikike. Neve nuk na mbetet tjetër vetëm se të themi Subhanallah! /krenaria.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit