1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Përngjasimet e Profetit a.s

Më të lexuarat

Nga: Xhasim Elmutava

Përngjasimet e Profetit a.s

Kushdo që i ka lexuar thëniet e profetit (a.s), ka zbuluar se janë të bukura dhe vlejnë si lëndë edukative për t’ua mësuar fëmijëve tanë.
“Njerëzit janë si dhëmbët e krehërit. Dallimi mes tyre është vetëm në devotshmëri”.
“Njerëzit janë si mineralet e floririt dhe argjendit. Fisnikët e paraislamit, janë fisnikë edhe në Islam, nëse e kuptojnë siç duhet atë”.
“Njerëzit janë si devetë, ku në njëqind syresh nuk mund të gjesh një të saktë për t`i hipur në udhëtim”.
“Besimtari është i butë dhe miqësor si deveja e zbutur. Nëse e lë të lirë, ecën, nëse e lë pranë një guri, qëndron ulur”.
“Besimtari për besimtarin është si ndërtesa e sofistikuar, ku elementët tërheqin njëri-tjetrin”.
“Shokët e mi u përngjajnë yjeve, cilindo të ndiqni do të orientoheni”.
“Shokët e mi janë si kripa për ushqimin”.
“Umeti im i përngjan shiut, nuk dihet nëse bereqeti është në fillimin apo fundin e tij”.
“Umeti im është si shiu, kudo që bie, është i dobishëm”.
Këto përngjasime dhe të tjera, është mirë që t`i hedhim më një letër, e cila të vendoset në një vend të dukshëm në shtëpi. Këto përngjasime duhet t`u mësohen fëmijëve. Ato mbartin vlera dhe mesazhe të rëndësishme, duke përmbledhur shumë eksperienca jetësore.
Shembulli i besimtarit, është si shembulli i një peme, të cilës nuk i bien gjethet”. Pema që Profeti a.s kishte ndër mend është ajo e palmës (hurma arabe). Po a e dini përse e përngjason Profeti a.s besimtarin me hurmën?
Ashtu siç është trungu i palmës i drejtë dhe i qëndrueshëm, i tillë është dhe besimtari. Si palma ashtu edhe besimtari janë të dobishëm.
Secili prej tyre, të keqen e kthen me të mirë. Nëse hurmën e gjuan me gurë, ajo ta kthen me kokrra hurme të ëmbla. Sakaq, kur besimtari ngacmohet nga xhahilët, ai ua kthen me fjalët:”Paqe”.
Nga kokrrat e hurmave ushqehen dhe përfitojnë të gjithë nevojtarët. Po ashtu, besimtari u jep njerëzve në nevojë, jetimëve, robërve dhe hallexhinjve.
Ashtu siç hurma është gjithmonë e gjelbër edhe besimtari është produktiv në çdo kohë dhe vend.
Një ditë, Llukmani i mençur i tha djalit të tij:”O biri im! Gjëja e parë që duhet të fitosh në jetë, pas besimit tek Zoti, është një mik i mirë. Një mik i mirë dhe i ndershëm, i ngjan hurmës (palmës). Nëse shtrihesh nën hijen e saj, të mbron nga rrezet e diellit, nëse e pret për dru zjarri, të ngroh dhe nëse e merr nga frytet e saj, të ushqejnë.
Transmeton imam Shabij, se Çezari romak i dërgoi një letër Umerit (r.a), ku i shkruante:”Të dërguarit e mi më kanë njoftuar, se në tokat tuaja rritet një pemë me gjethet si veshët e elefantit, ndërsa kur çel lulet ngjan me perlat e bardha. Pastaj ajo gjelbëron dhe bëhet si smerald. Kur skuqet i ngjan rubinit dhe kur piqet dhe bëhet për t`u ngrënë, nuk ka ëmbëlsirë më të mirë. Kur këto fryte thahen, shërbejnë si ushqim për udhëtarin. Nëse ambasadorët e mi kanë thënë të vërtetën, ajo është nga pemët e xhenetit”.
Umeri i ktheu përgjigje dhe i shkroi:”Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit dhe Mëshirëplotit! Nga robi i Allahut dhe Princi i besimtarëve, drejtuar Çezarit, mbretit të Romës. Paqja qoftë mbi ata që ndjekin rrugën e drejtë. Të dërguarit e tu të kanë thënë të vërtetën. Ajo është një pemë, të cilën Zoti e mbushi me fryte, kur Merjemeja do të lindte Isain (a.s). Prandaj kij frikë Zotin dhe mos e hyjnizoni Isain (a.s)!”
Ebu Hatim Sixhistani thotë:”Hurma është pema më e mirë e krijuar nga Zoti, prej baltës me të cilën krijoi edhe Ademin (a.s). Zoti i lartësuar e ka sjellë si shembull në Kuran, ku thotë: ”A nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli?” (Ibrahim, 24)
Fjala e mirë që ceket në ajetin e mësipërm, është “La ilahe il-lallah”Top of Form
Kurse pema është palma (hurma arabe). Ashtu siç është “la ilahe il-lallah” fjala më e mirë, ashtu edhe hurma është pema më e mirë.
Prandaj besimtari është si palma, gjethet e të cilës nuk thahen kurrë. Ai është si palma, pasi është i dobishëm si ajo, i hijshëm, bujar dhe i fisëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit