Rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe 150 janë zhdukur për shkak të përmbytjeve në provincën verilindore të Nuristanit, sipas zyrtarëve lokalë. Ndërsa 80 shtëpi janë shkatërruar. Said Momad, zëdhënësi i guvernatorit në Nuristan, tha se më shumë se 40 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet.
Fatkeqësi të tilla janë të zakonshme në vend, veçanërisht në zonat e varfra rurale, ku shtëpitë nuk janë të ndërtuara mirë dhe ndodhen në zona të rrezikshme. Këto incidente shkaktojnë vdekjen e dhjetëra njerëzve çdo vit në Afganistan.
Shkatërrimi vjen ndërsa qeveria kërkon të frenojë përparimin e Talibanëve, të cilët kanë okupuar zona të mëdha rurale të vendit gjatë tre muajve të fundit.
Afganistani, gjithashtu po përballet gjithashtu me një valë të tretë të pandemisë./abcnews.al