1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Përmbytjet në Afgansitan, 40 viktima dhe 150 të zhdukurPërmbytjet në Afgansitan, 40 viktima dhe 150 të zhdukur

Më të lexuarat

Rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe 150 janë zhdukur për shkak të përmbytjeve në provincën verilindore të Nuristanit, sipas zyrtarëve lokalë. Ndërsa 80 shtëpi janë shkatërruar. Said Momad, zëdhënësi i guvernatorit në Nuristan, tha se më shumë se 40 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet.

Fatkeqësi të tilla janë të zakonshme në vend, veçanërisht në zonat e varfra rurale, ku shtëpitë nuk janë të ndërtuara mirë dhe ndodhen në zona të rrezikshme. Këto incidente shkaktojnë vdekjen e dhjetëra njerëzve çdo vit në Afganistan.

Shkatërrimi vjen ndërsa qeveria kërkon të frenojë përparimin e Talibanëve, të cilët kanë okupuar zona të mëdha rurale të vendit gjatë tre muajve të fundit.

Afganistani, gjithashtu po përballet gjithashtu me një valë të tretë të pandemisë./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit