1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Përmbledhje e dispozitave të fitër bajramit – Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

Më të lexuarat

  • Vepra më e mira në përfundimin e ramazanit dhe natën e bajramit është (Tekbiri). Ibn Abasi thotë: Është hak për gjithë muslimanët, kur ta shohin hënën e re të Shevalit, që ta madhërojnë Allahun derisa ta kryejnë faljen e bajramit.
  • Shfaqja e gëzimit dhe haresë në festën bajramit, është sunet (traditë pejgamberike), ku gëzohet miku dhe zemërohet armiku. Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) lejoi etiopasit të argëtohen në xhami dhe tha: “Që ta dinë jehuditë se në fenë tonë kemi argëtim.”
  • Ajo që është transmetuar në hadith dhe ethere (fjalë të sahabëve dhe tabiinëve) është, se urimi për festën e bajramit bëhet në ditën e bajramit, mirëpo nuk ka diç që e ndalon që të bëhet para saj. Nëse dikush dëshiron të urojë, atëherë le të jetë natën e bajramit, ndërsa në mëngjesin e bajramit është më mirë.
  • Nuk vërtetohet nga Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) ndonjë formë e veçantë e tekbirit në ditën e bajramit, mirëpo vërtetohet nga sahabët, kështu që në cilëndo formë që bëhet, nuk ka problem.
  • Forma më e saktë e tekbirit është ajo që transmetohet nga Abdurrezaku, nga Selman el-Farisi, se ka thënë: Madhëroni Allahun…Allahun ekber, Allahu ekber, Allahu ekber kebira…zinxhiri i transmetimit është i saktë.
  • Sunetet për fitër bajram janë: Pastrimi (gusli), veshja e teshave më të bukura, tekbiri, ngrënia e hurmave tek, para bajramit, shkuarja në xhami në këmbë, marrja e familjes për namaz, kthimi nga rruga tjetër (e jo nga ajo që ka shkuar).
  • Ngrënia e ushqimit para namazit te‌ fitër bajramit e‌shte‌ sunet (traditë pejgamberike), nde‌rsa dje ne‌ te‌ njëjte‌n kohe‌ ishte prej gjynaheve te‌ me‌dha. C‌e‌shtja nuk lidhet me dite‌t, porse me madhe‌shtine‌ e Allahut, ku urdhëresat dhe ndalesat e Tij jane‌ madhe‌shtore.
  • Nuk është e ligjësuar të falen dy rekate para namazit të bajramit, e as pas tij, përveç dy rekate përshëndetje të xhamisë. Në dy koleksionet e vërteta të hadithit transmetohet se Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem), nuk falte namaz pas namazit të bajramit. Ndërsa sa i përket hadithit që tregon se ai falte dhe disa shokë të tij, nuk është i saktë.
  • Urimi i bajramit bëhet në cilën do formë, që ka domethënie të mirë. Nuk vërtetohet ndonjë hadith nga Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue selem) për ndonjë formë të veçantë. Forma më saktë që transmetohet është ajo që transmetohet nga sahabët, të cilët e uronin njëri-tjetrin (për bajram) duke thënë: ‘Tekabbelall-llahu minna ue minke – ‘Allahu na pranoftë neve dhe ty!’ Zinxhirin e transmetimit e ka konsideruar të mirë (xhejid) imam Ahmedi.
  • Forma e urimit të bajramit (Tekabbelall-llahu minna ue mina ue minke – Allahu na pranoftë neve dhe ty!), nuk duket se sahabët dhe tabiinët në mënyrë konstante e pëdornin, për këtë arsye Maliku tha: “Nuk e njoh (këtë formë), mirëpo nuk e ndaloj.” Ndërsa Maliku ishte imami që më mirë e dinte gjendjen e tyre.

Shejh Abdulaziz Et-Tarifi

https://t.me/ShejhTarifi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit