Në prag të Festës së Fitër Bajramit “Bereqeti” në Gjakovë i dhuron banesë të re familjes në nevojë
Në prag të Festës së Fitër Bajramit, Shoqata Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, bashkë me donatorët e saj, ka gëzuar edhe një familje në kushte të vështira ekonomike, duke i dhuruar donacion një banesë.
Ky projekt bamirës është mbështetur edhe nga Komuna e Gjakovës.
Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çelësave ishin Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës Dr. Valon ef. Myrta, Nënkryetari i Komunës Flamur Fetahaj dhe Koordinatori i Shoqate?s Humanitare “Bereqeti” në Gjakovë Abdurrahman ef. Bejtullahu.
Ata u shprehën tejet të lumtur që në këtë ditë të fundit të Muajit të Bekuar të Ramazanit dhe në prag të Festës së Fitër Bajramit, familjes në nevojë, konkretisht një nëne vetëushqyese, po i dhurohen çelësat e një banese të re.