2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Përkthyesi i Kur’anit në frëngjisht ndërroi jetë në moshën 90-të vjeçare

Më të lexuarat

Përkthyesi i Kur’anit të Shenjtë në frëngjisht vdiq të shtunën, 28 janar 2017, në moshën 90-të vjeçare.

Maurice Gloton ka përkthyer Kur’anin pas konvertimit në Islam dhe është botuar nga Shtëpia Botuese Al-Burak, në vitin 2014.

Maurice Gloton ka lindur në Paris në vitin 1926. Ai e përqafoi Islamin në vitin 1950, duke ndryshuar emrin e tij për Ubejdullah.

Ai mësoi gjuhën arabe gjatë udhëtimeve të tij të shumta në vendet arabe dhe bëri hulumtime në Islam, Kur’an dhe misticizmin Islam.

Ai e ka përkushtuar kohën e tij për përkthimin e veprave të teologëve dhe figurave të misticizmit, duke përfshirë Ibn Arabiun.

Maurice Gloton, gjithashtu, shkroi një libër ku shqyrtonte fjalët e Kur’anit dhe gramatikës. Libri u botua në vitin 2002, pasi ai kishte punuar në atë libër shtatë vjet.

Në përkthimin e tij të Kur’anit, ai u përpoq të mbetet besnik ndaj tekstit origjinal dhe stilin të tij.

Ai punoi dhjetë vjet për të përkthyer Librin e Shenjtë të Islamit, Kur’anin, në frëngjisht.

Kur’ani është botuar në 650 faqe dhe përmban edhe tekstin origjinal arabisht.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit