17.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Funksioni i Maleve, rëndësia dhe roli i tyre. Kur’ani dhe Shkenca vërtetojnë se…

Më të lexuarat

Malet janë mes nesh, ato na rrethojnë, ne i shikojmë i vërejmë dhe pak ose aspak nuk meditojmë dhe kuptojmë rëndësinë e tyrë. Kur’ani na tërheq vëmëndjen ndaj funksionit mjaft të rëndësishëm gjeologjik sic janë malet. Marim në shqyrtim ajetin e Kur’anit duke e cituar atë: “ Ne kemi krijuar male të patundura në tokë, me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta …” (El Enbija 31)

Në këtë ajet të Kur’anit famëlartë është shpallur se malet luajnë rol në parandalimin e tronditjeve dhe lëkundjeve të Tokës. Ky ishte një fakt i pa njohur në kohën kur u shpall Kur’ani famëlartë. Gjatë dekadave të fundit shkenca, duke u bazuar në studimet gjeologjike arriti në këtë përfundimi. Ndërsa në Kur’anin famëlartë kjo gjë është shpjeguar 1437 vite përpara. Në bazë të këtyre zbulimeve, malet shfaqen si rezultat i lëvizjeve dhe përplasjeve të shtresave masive, të cilat formojnë koren e Tokës. Kur dy shtresa përplasen me njëratjetrën,

shtresa më e fortë rrëshqet poshtë shtresës tjetër e cila përkulet në majë, duke formuar lartësitë dhe malet. Shtresa e poshtme fillon e zgjerohet duke u shtrirë thellë në tokë. Kjo nënkupton se pjesa e poshtme e maleve është po aq e madhe sa edhe pjesa e dukshme mbi Tokë. Në sajë të shtrirjes nën tokë dhe mbi tokë, malet i mbërthejnë shtresat e ndryshme të tokës si kunj. Korja e Tokës përmban shtresa që janë në lëvizje të vazhdueshme. Kjo veti mbërthyese e maleve parandalon trondijet me shtrirje të gjerë duke e fiksuar koren e tokës e cila ka një strukturë tepër të lëvizshme. Një tekst shkencor strukturën e maleve e ka paraqitur në këtë formë: “Atje ku kontinentet janë më të trasha, si p.sh. Vargmalet, korja zhytet thellë nën mantel”

Kjo gjë veti e maleve është vënë në dukje nga një krashësim i maleve me kunja në ajetin Kur’anor: “A nuk e bëmë ne tokën të përshtatshme për jetë, ndërsa malet i bëmë si kunja?” (En-Nebe 6-7)

Më pak fjalë, duke u shtrirë mbi dhe nën sipërfaqen e Tokës në ato pika ku bashkohen shtresat e ndryshme, malet i mbajnë lidhur këto shtresa me njëra-tjetrën.

Kjo është mënyra ku ato fiksojnë koren e Tokës dhe parandalojnë grumbullimin e saj mbi apo ndërmjet shtresave të magmamës. Për ta thjeshtëzuar në kuptim ne mundet t’i krahësojmë malet me gozhdët, të cilat mbajnë dërrasat të mbërthyera së bashku. Në literaturën shkencore është përshkruar vetia fiksuese e maleve me termin “isostazi” Isostazi do të thotë; ekuilibri i përgjithshëm i kores së Tokës i mbajtur nga qarkullimi i materialeve shkëmbore poshtë sipërfaqes, si rezultat i shtypjes gravitacionale.” Për zbulimin e këtij roli kaq të rëndësishëm të maleve është dashur shumë punë dhe kërkime shkencore gjeologjike moderne. Në Kur’anin famëlartë kjo është shpallur shekuj më përpara si shembull i dijes absolute të krijimit të Zotit të Gjithësisë. “ Ne kemi krijuar male të patundura në tokë me qëllim që ajo të mos lëkundet dhe tronditet bashkë me ta…” (El Enbija 31)

Ai është shpikesi i qiejve e i tokës( pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron dicka, Ai vetëm i thotë: “ Bëhu!” e ajo menjëherë bëhet. (El-Bakare 117)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit