Përhapja e qetësisë në zemrat e njerëzve në kohët e shqetësimeve dhe frikës është prej metodologjisë së Profetëve.
Jusufi -alejhi selam- i tha vëllait të tij: فلا تبتئس “Mos u pikëllo!” [Jusuf: 69]
Shuajb i tha Musës – alejhi selam-: لا تخف “Mos ke frikë!” [Kasas: 25]
Muhamed -alejhi selam- i tha shokut të tij: لا تحزن “Mos u brengos!” ‘Teubeh: 40]
Ndiqni këtë metodologji në përhapjen e optimizmit tek njerëzit dhe qetësimit të zemrave të tyre:
(قُل لَّن یُصِیبَنَاۤ إِلَّا مَا كَتَبَ ٱللَّهُ لَنَا هُوَ مَوۡلَىٰنَاۚ وَعَلَى ٱللَّهِ فَلۡیَتَوَكَّلِ ٱلۡمُؤۡمِنُونَ)
“Thuaj: “Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç asaj që na ka caktuar All-llahu; Ai është Ndihmëtar yni”. Prandaj, vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët”. [Teubeh: 51]
@AdelinaKucana