1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Përgatituni ta takoni Zotin tuaj me zemër të pastër

Më të lexuarat

Pasi mbylli karrierën e tij, para një audience shumë të gjerë, ish-boksierit më të famshëm në botë, Muhamed Aliut, iu drejtu kjo pyetje:

– Me çfarë do të merreni tani?

Dhe ai u përgjigj:

“Jeta nuk është shumë e gjatë. Për shembull, le të marrim 30 vitet e para të jetës së njeriut. Nga këto 30 vite shtatë syresh i takojnë gjumit. Po sa vite keni kaluar në lëvizje? Domethënë, për në shkollë, për në punë, drejt vendeve të adhurimit, në një qytet tjetër, në një shtet tjetër e kështu me radhë. Afërsisht 2 vite nga 30 vite. Shtoni këtu vitet e studimit, argëtimit, etj. Po të kalojmë te 30 vitet e dyta, reduktohen vitet e studimit dhe gjumit, shtohet mundësia e lëvizjes dhe e punës. Pra gjithë ajo kohë për të qenë produktiv. Çfarë do të bëj? Të përgatitem të takohem me Zotin.

Nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni: nëse jeni mësues, doktor, inxhinier apo boksier. Nuk është statusi ai që do më shpëtojë në botën tjetër.

Sa nga ju besojnë në një Qenie të Gjithëpushtetshme? Sa nga ju besojnë te Zoti?

Nëse unë ju them që kjo gotë ujë që kam në dorë është krijuar vetvetiu, ju do të më konsideronit të lajthitur; sepse është dikush që e ka prodhuar qelqin dhe ka dizenjuar gotën. Atëherë si mund të biem në mëkatin më të madh duke thënë se universi dhe gjithçka brenda tij është krijuar vetë?! Ndërkohë bindja për Krijuesin duhet të na nxisë të pyesim sinqerisht veten se pse erdhëm në këtë botë? Cila është rruga që duhet të ndjekim? Ku do të shkojmë pasi të largohemi prej saj?

Është pikërisht kjo ajo që do të bëj: të përgatitem të takohem me Zotin tim. Çdo ditë shohim njerëz që vdesin, që e lënë këtë botë. Personalisht më frikëson shumë ideja se mund të dënohem në zjarr. Do të jap maksimumin për të ndihmuar njerëzit, sepse Zoti më sheh. Ai nuk sheh medaljet e mia, statusin apo pasurinë time. Ai dëshiron të dijë se si e trajtojmë njëri-tjetrin, sa e ndihmojmë njëri-tjetrin. Prandaj gjithë emrin dhe famën time dua ta përdor për të bërë sa më shumë bamirësi, për të ndihmuar sa më shumë njerëz. Ne shohim se si njerëzit vrasin dhe bombardojnë njëri-tjetrin për shkak të fesë, ndërkohë që kemi nevojë për sa më shumë zëra që mbjellin paqe mes nesh.

Dua një vend të mirë për veten time atje. Sado që të jetojmë, duhet të dimë se një ditë do të vdesim. Trupi plaket dhe bie, por shpirti që është brenda nesh është i pavdekshëm. Ai është duke u testuar gjithë kohës që të përgatitet për shtëpinë e tij të vërtetë, që të përgatitet për përjetësinë. Po çfarë është Përjetësia? Mendojeni pak shkretëtirën e Saharasë. Merrni një grimcë rërë dhe prisni sa të kalojnë 1000 vjet. Pastaj merrni një tjetër dhe prisni 1000 vjet të tjera. Deri te grimca e fundit. A e imagjinoni dot ajo pafundësi grimcash e shumëzuar për 1000 vjet. Më frikëson shumë ideja e dënimit të përjetshëm, pasi nëse bëj krime dhe vepra të këqija, dhe në mos u zbulofsha nga askush në këtë botë, e di shumë mirë se dikush i shënon veprat e mia dhe një ditë do të jap llogari për to.

Ndaj ajo që realisht dua të bëj, është të përgatitem të takohem me Zotin tim dhe të gjej vendin më të mirë atje.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit