Forcat Ruse dhe Iraniane mbrëmë paralajmëruan Presidentin e Amerikës, Donald Trump, se do të hakmerren me veprime ushtarake nëse ai nis më shumë sulme ajrore në Siri. Në një kërcënim ogurzi që ka ngritur mundësinë e luftës, ata thanë se Presidenti Amerikan kishte kaluar “vijën e kuqe” me bombardimet e papritura ndaj forcave të Bashar al-Asadit.
“Nga tani e tutje, ne do të përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkelje të linjave të kuqe dhe Amerika e di aftësinë tonë për t’iu përgjigjur sulmeve”,-thanë shefat ushtarak në një deklaratë të përbashkët me grupin militant Hezbollah.
Ambasada Ruse në Londër, sugjeroi se nata e së dielës mund të ishte një “luftë e vërtetë”. Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnson, është thënë se do të deklarojë sot se Rusia do të përballet me sanksione të ashpra, nëse nuk tërheq mbështetjen ndaj Assadit.
Amerika paralajmëroi Moskën se ajo do përballet me një marrëdhënie të konkurrencës dhe konfliktit të mundshëm, nëse nuk ndalon mbështetjen ndaj regjimit vrastar të Assadit. Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër ka theksuar se Koreja e Veriut duhet të marrë veprime të goditjes me raketa kundër Sirisë, si një paralajmërim që Amerika është e gatshme për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër vendeve që thyejnë marrëveshjen ndërkombëtare.
Tek një qendër e përbashkët e komandës së Rusisë, Iranit dhe grupit islamik militant Hezbollah, dolën sinjale paralajmëruse ndaj Amerikën se ata nuk do të lejojë sulme të mëtejshme mbi regjimin sirian.
Në një deklaratë të përbashkët, ata u shprehën se: “Ajo që Amerika po bën në Siri, është një agresion që po i kalon linjat e kuqe. Nga tani e tutje ne do të përgjigjemi me forcë ndaj çdo agresori apo shkelje të linjave të kuqe nga kushdo që është dhe Amerika i di aftësitë tona për të reaguar”.
Formulimi duket të jetë një referencë talljeje mbi paralajmërimin që Barak Obama bëri gjatë Presidencës, në vitin 2012 se Assad nuk duhet të kalonte “vijën e kuqe” duke përdorur armë kimike.
Si një shenjë që tensionet janë në rritje, Ambasada Ruse në Londër u përgjigj me zemërim ndaj pretendimeve të G7 ku bëjnë pjesë shtetet si: Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Amerika, që sot mund të bien dakord të godasin Putinin me kërcënim të sanksioneve nëse ai nuk tërheq trupat nga Siria dhe nëse nuk mbyll mbështetjen e tij për Assadin.
Në një seri të cicërimave provokative në llogarinë e saj zyrtare, Ambasada sugjeroi se në qoftë se Rusisë u është dhënë një ultimatum, rezultati do të jetë: “luftë kllonash, luftë e Muses, luftë konvencionale ose një përzierje e të gjithave”.
Zyrtarët e administratës Trump fajësuan dje mosveprimin Rus për të ndalur sulmin vdekjeprurës me gaz helmues kundër civilëve sirianë javën e kaluar. Sekretarja amerikane e Shtetit, Rex Tillerson u shpreh se Siria ishte në gjendje për të ekzekutuar sulmin, i cili vrau dhjetra njerëz. Moska kishte dështuar për të kryer një marrëveshje gjatë 2013 për të shkatërruar armët kimike në vend.
Këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, McMaster,u shpreh se “sponsorët” e Sirisë: Rusia dhe Irani, janë duke bërë të mundur “fushatën e vrasjeve masive ndaj civilëve”.
Ai tha se SHBA do të ndërmarrë veprime të tjera në Siri, nëse është e nevojshme. “Ne jemi të përgatitur për të bërë më shumë. Presidenti do të marrë çdo vendim që ai mendon se është në interesin më të mirë të popullit amerikan”, deklaroi ai për Fox News. Mc Master shtoi se, “Moska mbështet një regjim vrasës dhe veprimet e saja do të diktojnë në të ardhmen e marrëdhënieve amerikano-ruse”.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Rex Tillerson, pohoi se sulmet kundër Sirisë janë një mesazh për çdo komb që operon jashtë normave ndërkombëtare. “Në qoftë se ju shkelni marrëveshjet ndërkombëtare … në qoftë se ju do të bëheni një kërcënim për të tjerët, përgjigjja është sulm nga SHBA-ja”.
Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë