22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Erdogani kërcënon Evropën: Do ta paguani atë që i keni bërë popullit turk

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka vazhduar kritikat e ashpra ndaj Bashkimit Evropian në nga mitingjet për referendumin turk, duke arritur ndoshta kulmin e qendrimeve populiste gjatë qeverisjes se tij.
Ai ka lënë të kuptohet se vendi i tij do të rivlersojë qëndrimin për t’iu bashkuar BE-së, duke thënë se Evropa “do të paguajë atë që i ka bërë” popullit turk, shkruan “Reuters”.
Gjatë një fjalimi në Izmir, Erdogan iu referua Evropës si “njeri i sëmurë , një term ky që është përdorur nga politikanët evropianë për të përshkruar rënien e Perandorisë Osmane, në shekullin e 19-të.
“Një shekull më parë ata thanë se ne ishim ‘njerëz të sëmurë’. Tani vetë ata janë berë të tillë. Evropa është duke u shembur”, shtoi presidenti
Erdogan shtoi se turqit që jetojnë në Evropë po “shtypjen” dhe “poshtërohen”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit