1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Përfaqësuesit e Listës Serbe negociata me KFOR-in, kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë biseduar sot me pjesëtarët e KFOR-it, të cilët janë vendosur pranë objekteve komunale në katër komunat në veri.

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq iu drejtua anëtarëve të KFOR-it në Zveçan, duke kërkuar që të largohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Kjo është një ndërtesë komunale, një ndërtesë popullore, ku punojnë familjet tona dhe ne do të qëndrojmë këtu. Ata që janë të padëshirueshëm le të largohen. Nëse dëshironi të largoheni, do të bëjmë vend që të kaloni”, ka deklaruar Rakiq.

Zoran Todiq thotë se qytetarët kërkojnë që policia e Kosovës dhe përfaqësuesi shqiptar të largohen nga ndërtesa e komunës në mënyrë që punëtorët të kryejnë punën e tyre. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit