7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

NATO uron presidentin Erdoğan për rizgjedhjen e tij

Më të lexuarat

“Duke vazhduar të punojmë së bashku, mezi pres përgatitjet për Samitin e NATO-s në korrik”, shkroi Stoltenberg në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, uroi presidentin Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen e tij, transmeton Anadolu.

“Duke vazhduar të punojmë së bashku, mezi pres përgatitjet për Samitin e NATO-s në korrik”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Sipas rezultateve preliminare, njoftoi kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiye-s (YSK), Ahmet Yener, presidenti aktual Erdoğan fitoi garën zgjedhore me 52,14 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, grumbulloi 47,86 për qind të votave. Yener shtoi se deri më tani në mbarë vendin janë hapur 99,43 për qind e kutive të votimit.

Mbi 64,1 milionë qytetarë turq patën mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, përfshirë mbi 1,92 milion qytetarë të cilët hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë vendit.

Më 14 maj, në raundin e parë, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave, duke çuar zgjedhjet në raundin e dytë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit