5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Përfaqësuesi i dijes, thirrjes në Fenë e Allahut dhe brezi i ardhshëm!

Më të lexuarat

Përfaqësuesi i dijes, thirrjes në Fenë e Allahut dhe brezi i ardhshëm!

Prej mirësive të Allahut të Lartësuar ndaj njerëzve në përgjithësi dhe në veçanti ndaj nxënësve të dijes, ndaj çdo kujt që e do Fenë e tij dhe do ti bëjë dobi njerëzve duke i mësuar, duke i këshilluar të jenë të përqëndruar në Fe dhe duke i udhëzuar, është llojshmëria e formave, rrugëve dhe mjeteve për të qenë i dobishëm në këto punë të mira, është lehtësimi i përhapjes të të mirave në tërë botën duke u mjaftuar me shtypjen e një butoni!

Veçanërisht tek celulari që gjendet gjithmonë me njeriun mundet lehtësisht perhapja e tyre!

Angazhohuni me punë të mira me dije, vërtetësi dhe sinqeritet, duke lutur Allahun që tjua pranojë këto punë të mira dhe tju japi bereqet!

Të veproni me urtësi, qetësi, maturi dhe llogjikë, pa bërë trazira dhe rrëmujë në shoqëri, larg padrejtësive dhe ta përmbajë veten kur veset e këqija e nxisin për keq, para se të pendohet dhe të bëhet pishman!

Punoni sa më shumë ato punë të mira që nuk ndërpriten pas vdekjes, jini të dobishëm në çdo mejdan prej mejdaneve të hajrit, jini të palëkundur, mos i lëshoni vendet, pozicionet e juaja, qëndroni në pritat, fortifikatat!

Dijeni se suksesi është të jesh i sukseshëm në punë të mira dhe të jesh i kënaqur me atë që Allahu caktoi, dhe privimi i vërtetë është kur privohesh nga punët e mira dhe je i braktisur nga ndihma e Allahut, ” Allahu do ta realizojë trumfin e Tij, por shumica e njerëzve këtë nuk e dijnë!”
Dhe kush u ndalua ose nuk pati mundesi te bëjë mirë në një fushë caktuar do ti hapen mundësi të shumta për të punuar!

Fehd ibn Jahja El-Amarij!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit