Përfaqësues të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa pranë Bashkësisë Islame të Kosovës, Drejtori, Dr. Islam Hasani dhe zyrtari kryesor financiar, Msc. Tanseli Rogova, vizituan paralelen e Medresesë “Alauddin” në Prizren, ku u mirëpriten nga koordinatori, Almedin Ejupi.
Gjatë kësaj vizite, takuan edhe sekretarin e kësaj paraleleje të Medresesë, Fetah ef. Bekolli, i cili nga ky muaj, po gëzon pensionimin nga detyra e tij, ku shërbeu me devotshmëri dhe përkushtim për vite më radhë.
Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, u njoftuan për së afërmi me punën, suksesin dhe sfidat nëpër të cilat po kalon paralelja e Medresesë “Alauddin” në Prizren nga koordinatori z. Ejupi.
Drejtori Hasani së bashku me zyrtarin financiar Rogova, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, me ç’rast u takuan me kryetarin, Besim ef. Berisha, ku u njoftuan për mbarëvajtjen e jetës fetarë në këtë qytet, saktivitetet e muajit të Ramazanit, kontributin e besimtarëve, çështjet financiare dhe jetën fetare.
Nga ky takim, u vlerësua lartë edhe njëherë kontributi dhe përkushtimi i besimtarëve që përmes tyre të funksionoj edhe më tutje mbarëvajtja e jetës fetare, me anë të Medresesë “Alauddin”, Fakultetit të Studimeve Islame si dhe shkollave të Hivzit.
The post Përfaqësues të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa vizituan paralelen e Medresesë në Prizren dhe KBI-në appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.