3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Perendimi dhe Amerika mes lirive dhe interesit!

Më të lexuarat

Amerika, si popull dhe qeveri, pas 11 shtatorit, fitoi përkrahje dhe solidarzim të madh nga shumica e shteteve të botës, sidomos nga Europa, për shkak të supozimit për “vlera” të përbashkëta perendimore, fetare dhe filozofike, si individ, kolektive dhe institucione.

Në atë kohë kryetari amerikan deklaroi se ata që kanë planifikuar dhe realizuar këtë shpërthim e kanë bërë këtë me qëllim të “sulmit kundër pricipeve të lirisë”, të cilat i kanë përvehtësuar shetetet e bashkuara për vehte. Pas një viti, Bushi nënshkroi një artikull në gazetën “Njy Jork Times”, numri i të së mërkurës, ku mes tjerash thotë se ajo që i ka ndodhur vendit të vet ka dhënë “mundësi të madhe, duhet pasur guxim dhe urtësi për t’i shfrytëzuar”. “Shansat e mëdha” sipas kryetarit amerikan janë “përhapja e lirisë dhe zhvillimit në shumë vende”.

Kjo “urtësi” dhe “bujari” e Xhorxh Bushit (juniorit) supozon të pranohet me përkrahje dhe vlerësim pozitiv nga të gjitha popujt e botës e jo vetëm të europës. Mirëpo ka një të metë mes deklaratës deklaratës zyrtare të administratës dhe politikës së jashtme, të mishëruar në realitet, të shikuara nga këndi i qëllimeve të publikuar ose të pabulikuara dhe mjeteve të shfrytëzuara për t’i realizuar ato. Kundërshtimin me të cilin ballafaqohet Ëashingtoni në qendrat botërore, edhe nga aletatët më të afërt, që nga momenti kur republikanët e morën qeverisjen e Shtëpisë së Bardhë, mund të aludon edhe në një gjë tjetër, përveç faktit se kjo është rezultat i tendencës së forcave të mëdha për të përhapur lirinë dhe komoditetin në botë. Në përjashtim të rastit kur “konflikti perendimoro-perendimor” është i bazuar në kundërshtim të intereseve dhe se principet dhe slloganet e bukura vijnë pas kësaj nëse u jipet mundësia. Logjikisht nuk mundet të konfliktohen aletatët strategjik dhe partnerët e interesit për shkak të “komoditetit të pjesës tjetër të botës”. Ata nuk guxojnë ta pretendojnë këtë edhe nëse ka njerëz që i dëgjojnë dhe i besojnë asaj që thonë ata.

Duke filluar nga dosja e Gjykatës ndërkombëtare për krime, duke kaluar kah dosjet e ambijentit dhe shkëmbimit tregtar, e duke përfunduar me dosjen e Irakut, Vashingtoni ballafaqohet me kundërshtim të fuqishëm dhe të papritur nga aleatët dhe partnerët e vet europjan, gjë që ska qenë para ndodhive të vitit të kaluar. Edhe pse logjikisht “perendimi” do të duhej të tejkalonte mospajtimet e tyre “sekondare” për tu ballafaquar me kërcënimin e “jashtëm” të përbashkët.

Kjo ndodhi në të vërtetë deri diku, sidmos pas ndodhive dhe kur kishte të bëjë me Afganistanin dhe qeverine e Talibanëve. Mirëpo së shpejti partnerët e Amerikës frenuan në “luftën kundër terorizmit”, atëhere kur iu bë e qartë se “liria” dhe zbatimi i tij sipas kuptimit të administratës së Bushit ka nevojë të rishikohet, kurse kërëcënimi i jashtëm të përkufizohet dhe sqarohet.

Sot, në një shtet sikurse Franca, të cilën e lidhin marëdhënie “emocionale” me Amerikën që disa dekada, vetëm 39 % të francezëve solidarizohen me Shtetet e Bashkuara, sipas statistikave të kompanisë së përbashkët francezo-amerikane “Sofrise”, e cila është e veçantë për statistika.

Ajo që bjer në sy është se numri i përmendur është më pak për dy pikë nga rezultati i një ankete të ngjajshme që është mbajtur në muajin maj të vitit 2000. Në kohë kur kjo statistikë regjistroi ritje të përqindjes së urrejtjes së francezëve kundrejt amerikanëve me gjashtë pikë (16% përballë 10% në vitin 2000). Sipas kësaj ankete francezët “veçoritë” e amerikanëve i rendisin në këtë mënyrë: forcë (73% e cila ka përjetuar rritje më shumë se 17 % në krahasim me anketën e vitit 1988), komoditet material (42%, domethënë me rritje 11% nga anketa e vitit 1988), imperijalizëm (33% domethënë me rritje 21% në krahasim me vitin 1988 dhe 10% në krahasim me vitin 2000). Në këtë anketë veçorinë e “lirisë” e kanë përmendur vetëm 20% të të anketuarve, kurse “bujarinë” vetëm 5%. Që domethënë se francezët, ndoshta edhe europjanët si tërësi, fotografia e tyre për Amerikën është se ajo është “e fuqishme dhe e pasur”, mirëpo “imperiale dhe koprace”, edhe pse lufta e ftohta ka përfunduar që 12 vite.

Sa i përket vlerësimit të politikës së jashtme të Vashingtonit, që nga 11 shtatori, është edhe më e vrazhde, sepse 64% të të anketuarve mendojnë se Amerika “para çdo gjëje dëshiron të mbrojë dhe zgjëron interesat dhe investimet e veta nëpër botë”, kurse 63% mendojnë se Vashingtoni vepron për “të ia imponuar vullnetin e sajë mbarë botës”. Kjo anketë ka përjetuar rritje për njëmbëdhjet pikë, vetëm për dy vjet. Në anën tjetër vërejmë se vetëm 23% të të anketuarëve mendojnë se shetet e bashkuara “veprojnë për të ruajtur paqën e botës”. Kjo përqindje është në rënie e sipër, duke qenë më pak për pesë pikë nga anketa e vitit 2000, kurse vetëm 9% mendojnë se qëllimi i Amerikës nga politika e jashtme është “mdihmë për zhvillim të demokracisë”, e para dy vites kështu mendonin 11%, sipas rezultateve të asaj ankete.

Muhammed Ismail

Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit