0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Përdorimi i emrave të melekve tek fëmijët?!

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet ta emërtoj fëmijën me emrat e melekve si psh: Xhibril, Mikail?

Përgjigje: Ajo cka është e njohur në sunet është se fëmija duhet të emërtohet në ditën e shtatë, ndërsa sa i përket se çka është emërtim më i mirë, ka disa hadithe që aludojnë në atë se çka preferohet. Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):“Ju do të thirreni në Ditën e Kijametit me emrat tuaj dhe me emrat e baballarëve tuaj, prandaj vëndoni emra të mirë”. Dhe ka thënë në një hadith tjetër:“Emrat më të mirë janë Abdullah dhe AbdurRahman”.
Dhe s’ka pengesë që të emërtohet fëmija me emër i cili është i bukur dhe ka kuptim të mirë, si psh. emërtimi me emra të pejgamberëve, ose çfarëdo emri që është i mirë dhe që nuk ka përngjasim me jobesimtarët. Ndërsa emërtimi me emra të melekëve është një gjë që nuk është praktikuar në kohën e Pejgamberit, dhe ka prej dijetarëve sikurse janë Imam Maliku dhe një transmetim që e ka shënuar Kurtubiu në tefsirin e tij prej Omerit (radijAllahu anhu) se një gjë të tillë është e papëlqyeshme.

Përmblodhi: Enis Arifi / rizgjimi.com

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit