3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Përditësim: Merren peng rreth 800 persona gjatë evakuimit nga Halepi

Më të lexuarat

Afërsisht 800 persona që ndodheshin në autobusët dhe në disa automjete të tjera në autokolonë janë marrë peng nga grupet terroriste të huaja, mbështetës të regjimit të Bashar al Asadit

HALEP (AA) – Grupet terroriste të huaja, mbështetës të regjimit të Bashar al Asadit në Siri pasi ndaluan autokolonën që evakuonte civilët nga lindja e Halepit morën peng qindra persona. Grupet terroriste kërkojnë që opozitarët të bëjnë lëshime, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informimeve të bëra nga gazetarët e AA-së nga Halepi mësohet se grupet terroriste të huaja, mbështetës të regjimit hapën zjarr mbi autokolonën e evakuimit në lagjen Ramuse në rajonin e regjimit.

Pas kësaj një grup i organizuar nga mbështetësit e regjimit është mbledhur përpara autokolonës duke nisur një protestë.

Grupi i prezantuar se përbëhet nga personat që jetojnë në rajonin Fua dhe Kefreja që ndodhet nën rrethimin e opozitarëve në qytetin Idlib, ka kërkuar heqjen e rrethimit në atë zonë.

Ndërsa mësohet se afërsisht 800 persona që ndodheshin në autobusët dhe në disa automjete të tjera në autokolonë janë marrë peng nga grupet terroriste të huaja të cilët dihen se udhëhiqen nga gjenerali iranian Sejid Xhevad.

18 rajone nën rrethimin e regjimit

Dy rajone me një popullsi afërsisht 15 mijë banorë anëtarë të sektit shiit kontrollohen nga militantët e lidhur me Hizbullah dhe Gardën Revolucionare të Iranit.

Teksa këto rajone ndodhen nën rrethimin e opozitarëve theksohet se regjimi dërgon intensivisht ndihma nga ajri në këto rajone duke mundësuar në këtë mënyrë plotësimin e nevojave të civilëve.

Gjenerali iranian Sejid Xhevad që prej një kohe nëpërmjet Rusisë bënte të ditur kërkesat në lidhje me rajonet Fua dhe Kefreja, por opozitarët të cilët mbajnë që prej 1.5 vitesh nën rrethim këto rajone nuk kishin pranuar këto kërkesa.

Opozitarët kanë tërhequr vëmendjen se rajonet në fjalë marrin ndihma në masë të gjerë nga ajri dhe se situata njerëzore atje nuk mund të krahasohet me atë në Halep. Opozitarët ndër të tjera theksojnë se nën rrethimin e regjimit ndodhen edhe 18 rajone të tjera, dhe në rast se ato pranojnë kërkesat për Fua dhe Kefreja forcat e regjimit mund të ndërmarrin masakra në 18 rajonet e tjera.

Gjithashtu opozitarët kanë njoftuar se në vijën e frontit në Fua dhe Kafreja kanë hapur zjarr në rastin kur regjimi ka kaluar në sulm në 18 rajonet në fjalë.

OBSH: Pezullohet evakuimi i civilëve nga lindja e Halepit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se evakuimi i civilëve nga qyteti Halep nën rrethim në Siri është “pezulluar pa arsye” nga forcat e regjimit dhe se kanë kërkuar që punonjësit e ndihmave të largohen nga rajoni.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Sirinë, Elizabeth Hoff, e cila është lidhur me telefon në konferencën për shtyp të mbajtur në zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë tha se evakuimet në Halep janë pezulluar nga regjimi pa përcaktuar ndonjë arsye.

Duke vënë në dukje se nuk ka dijeni se sa persona mund të ndodhen ende në lindje të Halepit, Hoff është shprehur “Evakuimet u pezulluan. Arsyen nuk e dimë. Në lidhje me arsyen nuk na është bërë ndonjë njoftim. Ende shumë persona presin të evakuohen.”

Ndër të tjera Hoff ka pohuar se është kërkuar që punonjësit e organizatave humanitare si të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar të largohen nga rajoni ku kryhen evakuimet në Halep.

Ndërsa zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarık Jasareviç, i cili ka folur në takim është shprehur se nga autokolonat e evakuimit që kanë dalë nga rajoni lindor i Halepit që ndodhet nën rrethimin e ushtrisë së regjimit të Bashar Asadit dhe grupeve terroriste të huaja mbështetës të regjimit, që nga dita e sotme kanë mbërritur 194 të sëmurë dhe të plagosur në qytetin Idlib nën kontrollin e opozitarëve.

Gjithashtu Jasareviç ka shtuar se të sëmurët dhe të plagosurit rëndë janë dërguar në Turqi, ndërsa të tjerët janë mjekuar në Idlib.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit