12.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A KA VEND NE LUTJET TUAJA SOT EDHE PER MUSLIMANET NE BURMA?

Më të lexuarat

Dr. Umer Abdul Kafi

Ishte dikur një shtet i vogël që quhej Arakan. Aty jetonin Tre Milionë muslimanë. Kufizoheshin me shtetin e Burmas e cila është me shumicë Budiste.
Në vitin 1784 budistët e Burmas i shpallin luftë Arakanit duke masakruar popullsinë vendase muslimane. Kështu e bashkuan këtë krahinë (shtet) me Burman dhe e quajtën Mianmar.
Pas këtij pushtimi, zona u spastrua etnikisht dhe muslimanët ca nga shfarosja e ca nga zhvendosjet nga shteti i Burmës, u bënë pakicë pa të drejta. Edhe pse numri i tyre në krejt Burman i kalonte katër milion njerëz, ata kishin përballë pesëdhjetë milionë burmanezë budistë.
Për ti mbijetuar asimilimit, muslimanët qëndronin të bashkuar në fshatra të vogla, ku mundoheshin të jetonin dhe bënin tregëti me njëri tjetrin.
Ata formuan edhe organizimet e tyre islame dhe ndërtuan xhamitë e tyre. Kishin mësuesit e tyre të Islamit që mundoheshin të mbanin lart identitetin e tyre si muslimanë arakanas.
Budistët nga ana e tyre vazhdimisht i sulmonin fshatrat muslimane dhe herë pas here edhe i shpërngulnin nga vendi i tyre.
MASAKRA E MËSUESVE TË KURANIT
Jo shumë kohë më parë në fshatrat muslimane, një grup milicie budiste ndaloi një autobuz me mësues muslimanë të Kuranit. Ata vinin nga një udhëtim daveti islam në disa fshatra përreth.
Pasine bllokuan autobuzin, i nxorrën krejt mësuesit nga mjeti dhe nisën ti rrahin me shkopinj. Më pas nisën ti çajnë me thika në trupat e tyre. Në fund secilit prej mësuesve të kuranit ua kanë shkulur gjuhët nga fyti në mënyrë barbare nga ku secili nga mësuesit dha shpirt i mbytur në gjakun e tij dhe dhimbjet e tmerrshme.
Gjithçka kish ndodhur pasi ata jepnin mësime Kurani në fshatrat muslimane.
Pasi i munduan në këtë mënyrë nisën tua coptojnë gjymtyrët njëri pas tjetrit.
Nga kjo ngjarje banorët muslimanë u ngritën në protesta. Por ato protesta morën përgjigje të ashpër nga ushtria dhe milicitë budiste. Nisën ti djegin fshatrat muslimane njëri pas tjetrit me rradhë. Shumë njerëz gra e fëmijë mbetën në flakët e shtëpive të tyre. Por shumë prej tyre u arratisën. Në ato sulme u dogjën 2600 shtëpi. Ndërsa refugjatët që ikën nga dhuna budiste arritën në 90 mijë njerëz. Ca nga toka e ca nga deti. Ndërkohë që masakrat vazhdojnë në pjesët e mbetura të Arakanit.
Shumë gra e vajza përdhunohen në sy të familjarëve të tyre..
Ku mbeti xhelozia jonë?
A mos vallë kemi ngrënë mish derri dhe nuk e dijmë?
Të gjithë mund të pyesim: Por çfarë mund të bëj unë për ta?
Mundet në fakt secili prej nesh të bëjë dy gjëra:
E para: Ti lutemi Zotit shumë që ti ndihmojë..
E dyta: Ta shpërndajmë këtë mesazh që të sensibilizojmë opinionin publik.
Përktheu: Eduart Hekuran Thartori

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit