3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Përdhosen varret e gjermanëve në Francë

Më të lexuarat

Zyrtarët francezë thanë se varret e 40 ushtarëve gjermanë, të cilët vdiqën gjatë Luftës së Parë Botërore, janë përdhosur në një varrezë ushtarake në rajonin Ardenes të Francës veriore. Ministria e Brendshme franceze tha se rreth 40 kryqa druri janë vandalizuar, thyer, ose janë përdorur si dru zjarri.
Varreza Saint-Etienne-a-Arnes ka rreth 12 mijë varre të kohës së luftës, shumica nga të cilat janë të ushtarëve gjermanë. Policia tha se ende nuk është kryer ndonjë arrestim.

Incidenti ndodhi në afërsi të qytetit Reims, ku kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Fransua Holland pritet të marrin pjesë në një ceremoni të dielën për të shënuar 50 vjetorin e pajtimit të dy vendeve pas Luftës së Dytë Botërore.

Merkel e përshkroi traktatin e miqësisë franko-gjermane të nënshkruar më 8 korrik të vitit 1962 si “një hap thelbësor në rrugën për një Evropë të bashkuar”, transmeton REL.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit