13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Zvicrës i nevojiten 15 mijë policë të huaj

Më të lexuarat

Kryetari i ri i Federatës së Zyrtarëve Policorë të Zvicrës, Jean Marc Widmer ka deklaruar se Zvicrës i nevojiten edhe 15 mijë policë të tjerë për t`i plotësuar nevojat e sigurisë. Sipas tij, Zvicra, për 8 milionë banorët e saj ka nevojë për gjithsej 31 mijë policë.
Mirëpo, siç ka thënë ai për gazetën “Sonntags Blick”, në mesin e zviceranëve nuk ka mundësi të rekrutohet një numër kaq i madh i policëve.

“Për këtë arsye ne do të mund të punësonim të huaj, njerëz pa shtetësi zvicerane”, ka deklaruar Widmer, duke kërkuar lehtësim të procedurës së natyralizimit për ta, transmeton albinfo.ch

“Gjermanët, francezët ose austriakët me leje të përhershme qëndrimi (C), pasi kanë jetuar pesë vjet në Zvicër, mund të bëhen policë. Ata do të kualifikoheshin në një shkollë njëvjeçare policore dhe, ende para se të jepnin betimin, të fitonin shtetësinë e Zvicrës. Sipas Widmerit, federata do të duhej të financonte këtë kualifikim.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit