3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PËRBUZJA DHE LËVDIMI I USHQIMIT

Më të lexuarat

Prej sunetit të Pjegamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem) është lëvdimi i ushqimit që i ka pëlqyer, sepse padyshim që ai e lëvdontë vetëm për cilësitë që i ka.

Argument për këtë është hadithi i Xhabir ibn Abdullah (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (sala Allahu alejhi ue sel-lem) lypi nga familja e tij gjellë dhe ata thanë: Kemi vetëm uthull[1]. Ai e mori atë dhe filloi që të han prej uthullës duke thënë:

Sa gjellë e mirë është uthulla, sa gjellë e mirë është uthulla.[2]

Kjo uthull përdorej si lloj gjelle tek ata, madje ishte e ëmbël jo e tharrët siç është uthulla e përdorur sot.[3]

Neveviu (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij Rijadus Salihin emërtoi kapitull me këtë hadith duke thënë: Nuk përbuzet ushqimi dhe është e pëlqyeshme të lëvdohet.

Thotë shejhu i jonë, ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): Kjo është metodologjia e Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem), sepse atij kur i pëlqente ushqimi e lëvdonte…”[4]

Ai që mendon pak rreth realitetit tonë e gjen se sa prej njerëzve e kundërshtojnë sunetin e Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem), madje nuk janë mjaftuar me lënien e sunetit por edhe e kundërshtojnë atë, siç bëhet kjo me përbuzjen e ushqimit, madje edhe me nënçmimin e ushqimit ndonjëherë, e gjithë kjo është në kundërshtim me traditën e Pjegamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem).

Nga ebu Hurejra (radijAllahu anhu) thotë:

Pejgamberi (sala Allahu alejhi ue sel-lem) asnjëherë nuk e ka përbuzur ushqimin, nëse e pëlqente e hante dhe nëse jo e lente.[5]

 

Abdullah el-Furejh
Rizgjimi.com
Përktheu: Ali Ashani

[1] Kjo tregon gjendjen dhe mënyrën e jetesës së Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem) dhe familjes së tij. Sh.p.

[2] Muslimi (2052)

[3] Uthulla ka mundësi të jetë e ëmbël dhe mund të jetë e tharrët. Sh.p.

[4] Komentimi i Rijadus Salihin (2/1057)

[5] Buhariu (3563) dhe Muslimi (2064)

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit