1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Përballimi i pasojave të krizës energjetike, Shqipëria përfiton 80 milionë euro nga BE-ja

Më të lexuarat

Bashkimi Europian ka njoftuar lëvrimin e mbështetjes urgjente në buxhetin e Shqipërisë të ndihmës për energjinë.

Shqipëria ka përfituar mbështetjen e Komisionit Europian në vazhdim të deklarimit të Presidentes së Komisionit Europian vitin e kaluar Von der Layen, së pari në takimin e Berlinit dhe më pas në Tiranë  në takimin e liderëve europianë me Ballkanin Perëndimor.

Nga 30 deri në 165 milionë euro mbështetje buxhetore brenda fondit 500 milionë të këstit të parë të ndihmës për energjinë nga Bashkimi Europian, Shqipëria mbështetet me 80 milionë euro, në të njëjtën masë që mbështetet edhe Maqedonia e Veriut, njofton rtsh.

Shumën më të madhe të mbështetjes nga totali 500 milionë euro e ka përfituar Serbia, pak më tepër se dyfishi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që Kosova mbështetet me 75 milionë euro. Shifrën më të ulët të mbështetjes në rajon e ka Mali i zi 30 milionë euro dhe pjesën e mbetur prej 70 milionë euro e ka përfituar Bosnjë-Hercegovina.

Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në masat lehtësuese të BE për pasojat e krizës energjitike, është bërë sipas strukturave shtesë të ndihmës, në kushtet kur vendet e rajonit kanë nivele të ndryshme marrëdhënieje në anëtarësim me Bashkimin Europian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit