-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Për shkatërrimin e një populli nuk ka nevojë për armë bërthamore, mjafton edukimi i keq!

Më të lexuarat

Një profesor universiteti, studentit tij, i cili është dashur ta mbrojë tezën e doktoratës, ia shkroi një letër me këtë përmbajtje:

“Për shkatërrimin e cilitdo popull nuk ka nevojë për bomba atomike apo për raketa me rreze të gjata veprimi. Për diçka të tillë është i mjaftueshëm degradimi dhe rrënimi i sistemit të arsimit dhe toleranca e studentëve që të mashtrojnë në provime, si dhe mashtrimi gjatë përgatitjes së temave (tezave) të masterit dhe të doktoratës.

Për këtë arsye:

– Pacienti vdes nga duart e mjekut i cili me mashtrime e ka fituar diplomën e tij;

– Ndërtesat rrënohen nga duart e inxhinierit i cili me mashtrime e ka fituar diplomën e tij;

– Prona humbët dhe shkatërrohet nga dora e ekonomistit i cili me mashtrime e ka fituar diplomën e tij;

– Njerëzia vdes nga dora e dijetarit dhe predikuesit i cili me mashtrime e ka fituar diplomën dhe reputacionin e tij;

– Drejtësia vdes nga dora e gjyqtarit i cili me mashtrime është ngritur në punën e tij;

Me shkatërrimin dhe zhdukjen e arsimit të mirëfilltë, shkatërrohet dhe zhduket një popull.”

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit